Zbulohet busti i perandorit Marcus Aurelius në Egjipt

Arkeologët kanë gjetur bustin e perandorit romak Marcus Aurelius në Aswan, një qytet në jug të Egjiptit, njoftoi Ministria e Antikiteteve egjiptiane.

Busti u gjet në Tempullin Kom Ombu gjatë punimeve për mbrojtjen e zonave të ujërave nëntokësore.

Arkeologët gjithashtu gërmuan objekte që i përkisnin perëndeshës Osiris Pattah-Neba brenda tempullit të lashtë Karnak në qytetin e Luksorit, transmeton ksp.

Egjipti shpreson se zbulimet e fundit do t’i inkurajojnë turistët të vijnë në atë vend, ku turizmi ka pësuar pasojat e trazirave politike pas pranverës arabe në vitin 2011. (b.an)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *