VIDEO/A mund të jetë gjallë Elvis Presley në një univers paralel?

Nga të gjitha gjërat më fantastike që shkenca ka parashikuar, ndoshta më “çoroditësja” është ideja se universi ku ne jetojmë  mund të mos jetë i vetmi.

E propozuar fillimisht nga Hugh Everett në vitin 1957, teoria përpiqet të kuptojë se si të lokalizojë vendndodhjen e grimcave si elektronet, të cilat duket se shfaqen në më shumë se një vend në të njëjtën kohë.

Një shpjegim është se grimcat nuk ekzistojnë vetëm në universin tonë, ata lundrojnë në ekzistencën e universeve të tjerë gjithashtu.

Dhe se ka një numër të pafund të universeve paralele, ku secili prej tyre është pak më i ndryshëm se tjetri.

Në teori, kjo do të thotë se mund të jetë një univers paralel në të cilin dinosaurët nuk janë zhdukur, një univers paralel në të cilin ju kurrë nuk keni lindur dhe ai në të cilin Elvis Presley është ende gjallë.

Kjo ide e shumëbotëve nuk është e pranuar universalisht, por studime të ndryshme mbi të janë bërë shpesh. Më i fundit, është publikuar në fillim të këtij muaji. Fizikantët australianë dhe amerikanë  kanë propozuar se universet paralele jo vetëm që ekzistojnë, por ata gjithashtu edhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe që kjo ,mund të shpjegojë çudinë sesi grimcat mund të ekzistojë në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë./ Pasqyre.al/ BBC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *