VIDEO/ Mira Meksi “rrëmben” lexuesin e Panairit të Librit!

“Panairi i Librit” ka hapur dyert prej ditës së djeshme në “Pallatin e Kongreseve”. Edhe këtë vit, botimet e reja kanë ngjallur interes për lexuesin shqiptar çka dukshëm ka rënë në sy nga fluksi i madh i qytetarëve që kanë vizituar panairin.

Të tilla janë dhe “Pa zemër në kraharor” dhe “Vrasje në Venecia”, dy botime të shkrimtares, publicistes dhe përkthyeses Mira Meksi.

Vetë shkrimtarja ka qenë e pranishme pasditen e kësaj të enjteje në stendën e botimeve “Onufri” ku interesi ndaj veprave të Meksit, ka qenë i jashtëzakonshëm.

Shkrimtarja e njohur ka nënshkruar libra për lexuesit e saj, të cilët janë vënë në radhë për të pasur një dedikim të Meksit në librat tashmë të personalizuar prej tyre.

Mes lexuesve dhe dashamirësve të shkrimtares Meksi është fotografuar edhe regjisorja Inis Gjoni.


Mira Meksi – Panairi i Librit 2016 by gazetaexpress-shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *