VIDEO/ “Më shihni, jam në Parajsë dhe i lirë”! Fjalët e fundit që këndoi David Bowie

lazarusDisa ditë para vdekjes këngëtari legjendar dhe kontrovers, David Bowie kishte publikuar albumin e tij të fundit shoqëruar me një video ( më poshtë).

“Lazarus,” e përshkruar  nga Entertainment Weekly si një ” këngë e mrekullueshme Frankenstein”, shfaq legjendën e  muzikës të izoluar në një krevat në spital me një garzë që i bulon sytë.

“Backstar”, albumi i  25-të i këngëtarit, që përmban këngën “Lazarus” u publikua të premten,në ditëlindjen e 69-të të Bowie.

Këngëtari, në klipin e fundit këndon: “Shiko këtu/ unë jam në Parajsë/ Kam shumë plagë, që s’mund të shihen”.

Gjatë klipit ai shfaqet në ankth, teksa lufton të ngrihet nga shtrati i zymtë i spitalit.

“Në këtë mënyrë ose në asnjë tjetër”, këndon ai. “Ju e dini, unë do të jem i lirë! ( Pasqyre.al)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *