Vdes regjisori historik i “Haidit”, Isao Takahata

Regjisori i shquar i animimit japonez, i njohur për “Varri i xixëllonjave” vdes në moshën 82 vjeçare

Takahata, i kandiduar për çmimin Oskar me filmin e fundit që ka drejtuar “Kaguya-hime no Monogatari” (“Historia e princeshës Kaguya”, 2014) vdiq të enjten në një spital të Tokios nga kanceri i mushkrive. Regjisori japonez themeloi Ghibli në 1985 së bashku me Miyazaki, mik i hershëm që tek studioja Toei dhe së bashku filluan një rrugë të vlerësuar shumë nga kritika ndërkombëtare. Një vit më parë në 1984 Takahata prodhoi “Kaze no Tani no Naushika”(“Nausika e lëndinës së erës”) e drejtuar nga Miyazaki dhe e bazuar në një manga mbi një princeshë të re që përpiqet të evitojë një katastrofë ekologjike në një planet tokë post- apokaliptike dhe në mes të luftërave mes mbretërive të ndryshme. Takahata u vlerësua ndërkombëtarisht për regjinë e “Hotaru no Haka”  (“Varri i xixëllonjave”, 1988), bazuar në një roman të Akiyuki Nosaka, mbi dy vëllezër të vegjël që përpiqen t’ia dalin në një qytet, Kobe (në perëndim të Japonisë) plotësisht të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Më pas ka drejtuar filma të tillë si “Pom Poko” (1994), “Omoide Poro Poro” (“Kujtimet e së djeshmes”, 1991) opo “Hokekyo Tonari no Yamada-kun” (“Fqinjët e mi,Yamada”, 1999).

Para se të bëhej i njohur për ekranin e madh ka drejtuar disa filma në televizion, nga të cilët shquhet seriali mjaft i njohur “Heidi”, tek i cili ka bashkëpunuar me Miyazaki. Filmi i fundit si producent ishte “Red turtle” (“Breshka e kuqe”, 2016), i pari i Studios Ghibli i drejtuar nga një regjisor jo japonez. Qysh atëherë Takahata reduktoi aktivitetet e tij, por nuk njoftoi se do të tërhiqej ashtu si bëri Miyazaki në fund të 2013. Megjithatë regjisori vitin e kaluar u shpreh se do të drejtonte një film të animuar. Udhëpërshkrimi i tij ka marrë shumë çmime, mes shumë të tjerëve çmimi i Festivalit të Kinemasë Infantile në Chicago, çmimi i Festivalit të Animuar të Annecy (Francia), Urdhri i Arteve dhe Letrave franceze për jetën kinematografike si dhe për përkthimet në japonisht të poezisë franceze. Lindi në prefekturën e Mie-s, në qendër të Japonisë dhe i mbijetuar i bombardimeve amerikane në këtë zonë kur ishte ende fëmijë, Takahata ka studiuar filologji dhe letërsi franceze në Universitetin e Tokios. E filloi karrierën e tij në studion Toei Animation, ku drejtoi filmin e tij të parë të animuar me metrazh të gjatë në vitin 1968. / bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *