Trump: Statuja e Lirisë do të hiqet nga New York, inkurajon emigrantët!

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se do të heqë statujën e Lirisë, pasi inkurajon emigracionin.

Ai është shprehur se ëndërron një New York pa Statujën e Lirisë, që sipas Trump inkurajon emigrantët drejt SHBA-së.

Një profesor i gazetarisë në universitetin Indiana, Christopher Lamb, ka publikuar për Huffington Post përmbajtjen e bisedës midis Trump dhe gazetarëve.

Një gazetare i kujton vargjet e një soneti të shkruar nga poetja Emma Lazarys, të frymëzuar jo nga koncepti i lirisë por si ndërgjegjësim që vjen pas një vizite në lagjet karatin të emigrantëve që qëndrojnë në pritje në portin e New York-ut.

“Mbahuni, o toka antike, madhështia juaj e kotë – ulëret me buzët e heshtura – Më jepni të lodhurit tuja, të varfrit tuaj, masat në ethe që dëshirojnë të thithin ajrin e lirisë, mbeturinat e mjeruara të brigjeve tuaja të mbushura plot e wordpress përlot. Më dërgoni ata të pastrehët, të tronditurit nga stuhitë, dhe unë do të ndriçojë me llambën time pranë derës së artë”.

“Vendi ka nevojë të vendosë siguri në kufijtë e saj, për të ndaluar hyrjen e emigrantëve pa dokumente, është shprehur Trump që në fakt nuk i njihte vargjet e poetes Lazarius të gdhendur mbi Statujën pro-emigrant. Dhe shtoi më tej: Kur Evropa dërgon njerëzit e saj, nuk dërgojnë tek ne elitën. Kush ka nevojë për këta njerëz? Mund edhe të themi “ na dërgoni përdhunuesit, kriminelët tuaj, shpërndarësit e drogës, terroristët tuaj”./shqiptarja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *