Trashëgimia kulturore/ Maks Velo: Paratë e drogës shkatërruan Sarandë e Gjirokastër. Shqiptarët quajnë liri, grabitjen

MAKS-VELOI ftuar në emisionin ” Të paekspozuarit: në Ora News, Maks Velo tha se shqiptarët vuajnë nga metaliteti otoman, ndaj nuk kanë ruajtur objektet e rëndësisë së veçantë kulturore.

“Kjo është një gjë shumë e rëndë Ylli, qendrimi ndaj trashëgimisë është tregues më i rëndësishëm i një populli, është njësoj si qendrimi i një djali ndaj prindërve. Nëse fëmijët godasin, vjedhin prindërit, ata nuk janë fëmijë. E njëjta gjë është edhe kjo, vjen nga mentaliteti osman, oriental, çfarë është e imja ka rëndësi, çfarë nuk është e imja s’ka rëndësi. Këtu është problemi. Dhe ne u zbuluam si popull në demokraci, u zhveshëm, treguam karakteristika tona të vërteta në demokraci, në liri ne e konsiderojmë lirinë si grabitje.

 

 Barbari, nuk mund të diskutosh për vlera, francezët ruajnë një gur, një tra, sepse është jeta e të parëve, është puna më e bukur, puna e të parëve, estetika, vlera dhe nëse ti këtë vlerë e hedh në kosh nuk je njeri, nuk bën dot asgjë. Është e kotë të marrësh në analizë këto fenomene ne shkatërruam tërë Shqipërinë, kjo është pjesë e shkatërrimit por kjo është siç thoni ju sepse kjo është më në dukje. Më e rëndësishme është koka, fytyra e një shteti, e paimagjinueshme në vende të tjera, ska ndodhur në asnjë vend tjetër dhe nuk ndodh. Për mendimin tim ne patëm një gjë, gjithë vendi jonë pati shumë para. Gjithë paraja e pas viteve ’90, ishte para wordpress e pisët, droge, para e pisët nuk është pare pune. Sepse kjo bëri që të shkatërrohet Saranda, Gjirokastra ne nuk na hynte më në punë as Dajti, as Piramida s’na hynte në punë”

Maks Velo u shpreh pesimist më tej për gjendjen e Hotel Dajtit. Ai tha se tani s’ka më kohë për ta rikuperuar, pasi vendimi është marrë.

Ajo punë ka marrë fund, tani e kotë të bisedojmë për vlerën e Dajtit. Kam hyrë atëherë, shkonim te dancingu, ka pasur një holl, ishte gjigand që kishte edhe para edhe mbrapa holl. Ajo ishte me më shumë rëndësi, për Dajtin zuri një pozicion kyç urbanistik, krijoi frymëmarrje për bulevardin bashkë me Kryeministrinë, krijuan një fytyrë shumë moderne, shumë europiane, të dy objektet, aq sa unë kur kaloja në kohën e komunizmit ajo më jepte frymë lirie. Sikur shpresoja. I gjithë populli në paradë në mënyrë inkoshiente merrte erë europe. Tani e vetmja gjë që unë shpresoj ëshë ajo çka më tha arkiktekti. Sipas tij,në projektin që ka bërë, ai e ruan të paprekur skemën e dhomave edhe hollin.Projekti i ri edhe tha dhe një gjë të mençur: Nëse ju nga ana ekonomike do jeni mirë, në vitin 2040 apo 2050 mund ta riktheni në hotel”, u shpreh Velo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *