Tinka Kurti në spital, një lutje nga të gjithë për aktoren e madhe

 

Pritej që ta shihnim në skenë në “Carmen” opera e famshme e sjellë ndryshe nga baritoni Gëzim Myshketa, ku në një vend special do kishte interpretimi i Tinka Kurtit dhe balerines Anbeta Toromani, por një infeksion pulmonar ka goditur aktoren e shkëlqyer shqiptare, shrkuan Olti Curri.
Sipas tij, mësojmë se Tinka Kurti është ekzaminuar pranë Spitalit Amerikan 3 me probleme në mushkëri dhe gjithë stafi është mobilizuar për të bërë të pamundurën për të shpëtuar shëndetin e aktores.
Nga drejtues te Spitalit Amerikan 3 morëem vesh që gjithçka do të përballohet nga ky spital, mjaft që shëndeti i aktores legjendare, te rikthehet i normalizuar.
Pranë aktores po gjendet baritoni Gezim Myshketa që wordpress ndodhet në Tiranë për të përgatitur shfaqen e “Carmen”.

“Një MIT i Kinematografisë Shqiptare e cila vihet në shërbim të pasionit të saj të parë të; Operës Lirike. Vetëm një fjalë; Faleminderit TINKA KURTI ❤🎶
• në foto një moment nga xhirimet për Operën Carmen”, shkruante baritoni në profilin e tij ne facebook duke dhënë edhe imazhin e shkëputur gajte provave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *