The Guardian për veprën e Xhafës: Telefoni që nuk bie kurrë përkujton të zhdukurit

The Guardian ka publikuar një artikull kushtuar edicionit të 57 të Bienales së Venecias, pjesë e së cilës ishte edhe artisti kosovar Sislej Xhafa.

“Arti mund të na çojë kudo. Bienalja e 57 e Venecias ju transporton rreth globit si asnjëherë më parë. Nga anijet e gjuetisë Inuit deri të pyjet braziliane, nga dyqanet koreane të berberëve deri te fushat e minuara të Irakut, dhe plazhet e Antiguanës”, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.

“Nuk besoj se do të kem ndjenjë më të mirë të progresivitetit, paksa të turpshëm, të Finlandës sesa përmes satirës absurditet të Erkka Nissines, që përmban vezët animatronike, apo më afër Kosovës se telefoni bakelit tragjik që asnjëherë nuk cingëron në veprën “Lost and Found” të Sislej Xhafës, që përkujton të zhdukurit”, thuhet më tutje në artikull.

Kujtojmë se vepra artistike e Xhafës kishte nisur nga një rrëfim prekës që artisti kishte dëgjuar nga kryetari i komisionit qeveritar për personat e wordpress pagjetur, Prenk Gjetaj. Ai i kishte rrëfyer për një prind të tre djemve të zhdukur në luftë. Një natë kishte rënë zilja e telefonit dhe në momentin që ai e kishte kapur, telefonata ishte ndërprerë. Për katër vjet, derisa ka vdekur babai, ka pritur të bjerë zilja.

Edhe telefoni në veprën e Xhafës nuk do të cingërojë kurrë, ndërsa kabina prej druri të ngjan në një zyrë, në të cilën mund të drejtohesh për të kërkuar rikthimin e personave të zhdukur. (koha.net)

FB_IMG_1494752950578

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *