Teatri Eksperimental sjell “Fermën e kafshëve” të Orwell

Animal Farm

“Ferma e kafshëve”, titullohet pjesa e shkruar nga George Orwell, me regji të Erion Isai, që do të shfaqet në 17 prill në teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në kryeqytet.

I përkthyer nga Rovena Vyshka, kompozitor: Edmond Rrapi, koreografë: Almenda Hoxha, Rinold Gjocera, Skena dhe Kostumet: Iliriana Loxha Basha, në këtë pjesë interpretojnë aktori i njohur Luftar Paja, Ledio Lako, Marin Orhanasi, Besmir Bitraku, Amos Muji Zaharia, Linda Jarani , Salsano Rrapi, Albana Sancolli, Erdit Asllanaj, Renada Caci, Albana Perhati, Engjell Hoxha, Kristi Bace, Rinold Gjocera.

Përmbledhja e pjesës:

Majori, derri i vjetër në Fermën Mëner, thërret kafshët në fermë së bashku për një takim, gjatë të cilit ai i referohet njerëzve si parazitë dhe mëson kafshët një këngë revolucionare të quajtur kafshët e Anglisë. Kur derri major vdes, komandën e marin dy derra të tjerë, Napoleoni dhe Snoubolli, të cilët e konsiderojnë detyrë të shenjtë të organizojnë rebelimin e kafshëve kundër zotit Xhonson. Kafshët e organizojnë revoltën, dhe duke e gjetur zotin Xhonson të dehur, ata arrijnë ta përzënë atë nga ferma, dhe menjëherë i ndërrojnë emrin fermës, nga ferma Mëner, në “Ferma e kafshëve.” Ata revoltën e tyre e quajnë “animalizëm”. Pas fitores së revoltës ata miratojnë shtatë rregulla, ku më e rëndësishmja është: “Të gjithë kafshët janë të barabarta.” Snouboll mëson kafshët për të lexuar dhe shkruar, ndërsa Napoleoni edukon kafshët e reja me parimet e animalizmit. Tashmë ushqimi është i bollshëm.

Derrat shkëputen nga kafshët e tjera, duke u vetë graduar më superiorë, dhe fillojnë të lënë mënjanë artikuj të veçantë ushqimore, gjoja për shëndetin e tyre personal. Napoleoni organizon një mbledhje me një qëllim mbizotërimin e tij. Kur Snouboll tregon planet e tij për të ndërtuar një mulli ere, Napoleoni Organizon qentë e wordpress tij për ta përzënë Snoubollin nga ferma, dhe kështu bëhet kreu i fermës së kafshëve. Napoleon miraton ndryshime në strukturën qeverisëse të fermës, duke zëvendësuar takimet e të gjithë kafshëve me një komitet të derrave të cilët do të marrin vendimet mbi fermën. Kafshët fillojnë të punojnë fort për ndërtimin e mullirit me erë, ide e cila tashmë i ishte grabitur Sonubollit të zbuar, nga Napoleoni.

Pas një nate plot me stuhi e cila e rrëzon punën e bëre nga kafshët për mullirin me erë. Napoleoni dhe Skuiler i bindin kafshët se këtë pabesi e ka organizuar Snoubolli për të prishur punët e fermës së tyre. Pasi e bën kokë turku Snoubollin, duke e shpallur armik, ai spastron edhe “mbështetësit apo sabotatorët” e tjerë që ndodhen brenda fermës, duke vënë qentë e tij ti mbytin kafshët bashkëpuntore. Himni i anglisë i dhënë nga majori plak tashmë është zvendësuar me këngë për Napoleonin.

Vitet kalojnë, dhe derrat të fillojnë të ngjajnë si njerëzit, vetëm ata mund të ecin me dy këmbë, vetëm ata mund të veshin rroba. Shtatë Urdhërimet përmblidhen në një frazë të vetme: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabartë se të tjerët”. Derisa Napoleoni, ia heq emrin Ferma e kafshëve dhe e shpall fermën “Napoleon”.

Pjesa teatrore do të shfaqet që prej 17 prillit, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë, në orën 20:00 në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

One comment

  • Ne shpalljen e bere ne hyrje dhe ne afidhe, biletat per ditet e marta dhe te merkura, ishin 300 leke . Biletat tona kushtuan 500 leke. Bashkelidhur keni fotot perkatese. Alda Butka

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *