Syri i Tretë, qendra e mbidijes ose principi kardinal i universit

Gjatë gjithë harkut të historisë njerëzore të regjistruar, boçet e pishave kanë shërbyer si një përfaqësim simbolik i iluminumit njerëzor, Syri i Tretë dhe gjëndra pienale janë simbole që na shoqërojnë përgjatë gjithë historisë njerëzore.

Pemët e pishës janë gjeneratat më të lashta të bimëve në planet, pasi kanë ekzistuar gati tri herë më shumë se të gjitha llojet e bimëve. Spiralet e boçes së pishës kanë një sekuencë të përsosur në të dyja drejtimet, ashtu si gjeometria e një trëndafili ose një luledielli.

Gjëndra jonë pineale ka formën e boçes së pishës, prandaj është quajtur e tillë. Ajo është në qendër të trurit tonë dhe është e lidhur ngushtë me perceptimin e trupit tonë. Ajo është konsideruar nga shumë njerëz si Syri i Tretë Biologjik, “Vendi i Shpirtit”, “Epiqendra e iluminimit” – dhe simboli i saj i shenjtë gjatë gjithë historisë, në kulturat anembanë botës, ka qenë boçja e pishës.

Egjiptianët e Osiris, që datojnë rreth 1224 para Krishtit, përshkruan dy gjarprinj të ndërthurur që ngrihen për t’u takuar më pas tek simboli i boçes së pishës. Studiuesit dhe filozofët bashkëkohorë kanë vënë në dukje paralelizmat simbolike të vetëdijësimit “Kundalini”, aty përshkruhet si një energji shpirtërore në trup dhe gjarprinjtë e mbështjellë ngrihen nga baza e shtyllës kurrizore tek Syri i Tretë.

Pamjet e hyjnive Hindu gjithashtu janë të ndërthurura me paraqitjen e saktë simbolike të gjarprinjve dhe boçes së pishës. Në disa raste, perënditë hindu janë gdhendur ose skalitur duke mbajtur një boçe pishe me dorë të shtrirë. Shiva, perëndia më e shquar në traditën Hindu, përshkruhet vazhdimisht me një kokë ose flokë të mbështjellë, duke patur një ngjashmëri të madhe me boçen e pishës dhe të ndërthurur me gjarprinjtë.

Përveç vetëdijes shpirtërore dhe iluminizmit, boçja e pishës gjithashtu është përdorur historikisht si simbol i jetës së përjetshme.

Grekët dhe romakët gjithashtu përdorën boçen e pishës si simbol në sistemin e tyre të besimit dhe mitologjisë fetare.

Më vonë, romakët ndërtuan një skulpturë të madhe prej bronzi, “Pigna”, në formën e një pishe të madhe trekatëshe. Sipas një legjende popullore mesjetare, skulptura qëndronte në krye të Panteonit, si një kapak për hapjen e rrumbullakët në qendër të ndërtesës. Pigna është konfirmuar se ka shërbyer si një burim i madh i mbushur me ujë pranë Tempullit të Romës së Lashtë, megjithatë, statuja gjigante tani është ulur drejtpërdrejt para Vatikanit Katolik.

Një teori propozon që boçja e pishës në të vërtetë ishte fruti i Pemës së të “Mirës” dhe të “Keqes”. Në zanafillë thuhet që fruti hahet nga Eva nga nxitja e gjarprit dhe që çon në dënimin e njerëzimit.

Përveç teorive kritike në lidhje me krishterimin dhe Kishën Katolike, teoricienët e konspiracionit gjithashtu tregojnë për praninë e këtij simboli në arkitekturën dhe simbolizmin e Frimason. Ata besojnë se Frimasonët e kuptojnë plotësisht rëndësinë shpirtërore të Syrit të Tretë.

Simboli i boçes së pishës është në skulpturën e ndërtesës Whitehall në New York Financial District. Ajo përshkruan dy gjarprinj të ndërthurur në formë spirale deri ne majë, ku qëndron simboli i boçes.

 

Psikofarmakologu Rick Strassman beson se Syri i Tretë dhe gjëndra pineale të jetë burimi i “Dimethyltryptamine”, që mendohet të jetë droga më e vështirë për njeriun.

Bibla në vetvete aludon që boçja e pishës dhe gjëndra pineale është mjaft specifike.

Në një tjetër pasazh interesant, duket se ofron një përshkrim të ngjashëm të Syrit të Tretë me tekstet e traditave të “Yogic” dhe “Hindu”. Kjo traditë është interesante, sepse gjëndra pineale është pjesa e vetme e trurit që është “e veçuar”, që nuk posedon një hemisferë të majtë dhe të djathtë.

Drita e trupit është syri; nëse sytë tuaj bëhen një i vetëm, gjithë trupi juaj do të jetë i ndriçuar. / Konica.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *