Sylvester Stallone kujton të birin në Golden Globes: Dua të respektoj kujtimin e tij!

“Wow, kjo është një pyetje shumë e rëndë “,  kështu u shpreh aktori i njohur Sylvester Stallone pas fitores së tij të madhe të dielën, kur gazetarët e pyetën në lidhje me ndikimin që kanë patur humbjet  në punën e tij.

“Çdo herë që  ju mund të bëni gjëra të vërteta, mendoj se është shumë, shumë e dobishme dhe, sa i përket djalit tim; unë dua të respektoj kujtimin e tij dhe mendoj se e kam bërë këtë gjë”.

Ylli i kinemasë gjithashtu pranoi se ai ishte aq i tronditur kur mori trofeun për aktorin më të mirë mbështetës në një film (Creed), aq sa nuk e vuri re që çdo njeri i famshëm në Hotelin Beverly Hilton u ngrit në këmbë për të. ( Pasqyre.al)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *