Superintervista Rama-Çani, nga timoni në studio tek dashuria Romeo-Zhuljeta

received_10155613604017044

Është rikthyer pas shume vitesh ne studion e Arian Çanit “Zone e lire” kryeministri Edi Rama.

Dikur shume miq, prej kohesh “armiq”, intervista pas nje mungese te gjate i ngjan dy ish te dashuruarve, qe te rikthyer se bashku, kuptojne qe jane dashur shume dhe nuk e kane harruar kurre njeri-tjetrin.
Pse superinterviste?
Rama eshte supersportiv ne veshje e bisede.
Batutat perfshine Bashen e Meten, e kur Cani iu drejtua Kryeministrit me fjalet “pse nuk i the shqiptareve se Romeo e Zhuljeta vdesin ne fund, ndersa ne nje version tjeter vdes Meta”, Rama tha se nuk do vdese njeri.

Nga vleresimet per Endri Fugen te thashethemet per “kazanin mediatik”, pjesa e pare e bisedes me shume se interviste, ka qene rrefim me batuta, per gazetare e personazhe publike.

Rama tha se ka ardhur ne emision me urdher te Endri Fuges dhe se e kane marre me makine nga Pogradeci dhe e kane cuar ne emision.

“Aman na i le jeto historite me meshkuj se i jam lut Lulit tre muaj si Romeo Zhuljetes vecse une isha ne ballkon e ai poshte”, tha Rama. Çani iu ul afer jo perballe Rames dhe i kujtoi kohet e miqesise se tyre te hershme, deri kur Rama nuk i shkoi me ne emision. “Une te kuptoj, nuk e kishe me mua. Thjeshte u lodhe e ike. Keshtu iki edhe une nga cdo marredhenie, lodhem e iki”, -tha Çani

One comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *