Shuhet gjigandi i kinemasë britanike Alan Rickman, “horri Hans Gruber dhe profesor Snape”

Alan-Rickman-

Alan Rickman, një nga aktorët më të dashur dhe më të admiruar britanikë të 30 viteve të fundit, është ndarë nga jeta në Londër në moshën 69 vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua të enjten nga familja e tij. Rickman vuante nga kanceri.

Një yll, ku tiparet kryesore të fytyrës së tij me theksin indiferent, ishte i njohur në të gjithë gjeneratat, por Rickman gjeti një mizëri të freskët fansash me rolin e tij si Profesor Snape në sagën e Harry Potter.

Aktori  u bë shpejt figurë kryesore e ekranit të madh qysh në vitin 1988, kur ai luajti rolin e “horrit” Hans Gruber,  kundërshtari i poshtër i Bruce Willis në Die Hard, një rol që iu ofrua dy ditë pas mbërritjes në Los Angeles, në moshën 41 vjeçare.

Gruber ishte i pari i tre “horrave” të paharrueshëm luajtur nga Rickman: ai ishte sherif i egër i Nottingham në vitin 1991 në filim “Robin Hood: Prince of Thieves”, si dhe Rasputini i tmerrshëm në një vlerësim të madh në një film HBO të vitit 1995.

Edhe pse shpesh Rickman u cilësua si një mjeshtër për rolet e horrave, në fakt aktori ka luajtur një shumëllojshmëri të gjerë të karaktereve, si violonçelistin romantik “Jamie” në “Truly Madly Deeply (1990) dhe fisnikun “Kolonel Brandon”  tek “Sense and Sensibility (1995).

Ai është  vlerësuar nga audienca për aftësitë e tij komike me filmat si Dogma (1999), Galaxy Quest (1999) dhe The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy (2005) dhe rolet si “Dr Alfred Blalock” në “Something the Lord Made” (2004) dhe ” Alex Hughes “në Snow Cake (2006), ku shfaqi aftësinë e tij për të luajtur njerëzit e zakonshëm në situata të jashtëzakonshme.

Vitin e kaluar, Alan Rickman u ribashkua me Kate Winslet me të cilën kishte luajtur në ,  për filmin e tij të dytë si regjisor, A Little Chaos , një romancë e  vendosur në Kopshtet e Versajës. ( Pasqyre.al)

 

 

 

 

One comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *