“Shtetet e Bashkuara të Dashurisë” në Berlin

usa of love

“Shtetet e Bashkuara të Dashurisë”, një film nga 35 vjeçari polak Tomasz Wasilewski, do të shfaqet në Berlinalen e 66-të që mbahet në datat 11-21 shkurt 2016. Ky është filmi i tretë i këtij regjisori.
Kjo është një histori për gratë, ku interpretojnë gratë. Kam zgjedhur këtë mënyrë sepse këndvështrimi i një gruaje më intereson shumë”,- ka thënë Wasilewski për Cineuropa. “Komploti i Shteteve të Bashkuara të Dashurisë shpaloset kundër një sfondi shumë të rëndësishëm social dhe politik që e vë theksin në një pikë të veçantë në histori. Por është gjithashtu edhe një reflektim i gjendjeve emocionale të grave, që, sipas mendimit tim, kanë qenë më të ndjeshme se meshkujt sa i takon kthesës politike prezantuar nga rënia e komunizmit.”
Filmi, me një skenar të shkruar nga regjisori, fillon në vitin 1990, menjëherë pas rrëzimit të regjimit komunist. Polonia tani është e lirë, por atmosfera e epokës totalitare është ende e dukshme. Ndjenjat e euforisë dhe të pasigurisë për të ardhmen fillojnë të ndjehen. Katër gra të moshave të ndryshme (Magdalena Cielecka, Julia Kijoëska, Dorota Kolak dhe Marta Nieradkieëicz) vendosin të ndryshpojnë jetët e tyre, kërkojnë pavarësinë, të luftojnë për lumturinë e tyre, dhe të gjejnë përgjigje për ëndrrat dhe dëshirat e tyre.(Pasqyre.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *