Shkrimtarja kroate Daša Drndić: Dhemb, por i detyrohem Shqipërisë një libër

 

I detyrohem Shqipërisë një libër, shkruan shkrimtarja e shquar kroate Daša Drndić, e përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të kontinentit, nga shtëpi botuese prestigjoze bën me dije Poeteka.

Gjatë qëndrimit të saj njëmujor në Rezidencën letrare “Tirana in Between -2016”, si e ftuar dhe mike e Poetekës, ai shkroi një ditar me titullin “Me Shqipërinë në xhep”.

Kur një mik më pyeti: “Si ndihesh në Shqipëri”, i thashë, dhemb. Nuk e kuptoj, tha ai. Rezonancë, i thashë. Rezonancë.

Duke shkruar këtë ditar shqiptar, kam një shqetësim në rritje. Do të kaloj një muaj në Shqipëri, duke mësuar rreth njerëzve njerëzve të e saj…Shqiptarët kanë jetë të ndërlikuara, ata kanë një të kaluar më të dendur dhe më komplekse se sa jeta mesatare e evropianëve…
Unë i kam parë disa prej atyre jetëve me sytë e tyre.
Vlera e madhe e kujtesës është se ajo fillon nga humbja, shprehet Kierkegaard. Shqipëria është një kujtesë. Realiteti i saj është një kujtesë. Por, unë mund të shtoj se kujtesa është subversive – për ata që qëndrojnë larg, sepse kujtesës, pa marrë parasysh se sa shumë fluide ështe, i duhet folur për të vërtetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *