Sa histori mund tё jetohen brёnda njё dite e gjysmë?

Harmonia

nga Elena Pazzaglia

Me siguri secili ka tё vetёn, por unё mund t’ju rrёfej dy. Sepse dihet që historitё e pёrditshme bartin nëpër to fragmente ditёsh tё shkuara. E para ёshtё njё histori qё nuk ekziston, njё prej atyre historive qё pёrjetohet me sy mbyllur. Njё histori qё flet pёr kuaj; i pari ngjyrё kafe e i zemёruar, pastaj njё i zi i qetё, pastaj njё i bardhё i plagosur i shtrirё nё tokё … në fund njё tufё kuajsh tё tёrbuar qё vrapojnё tё udhёhequr nga njё indian me flokё tё gjatё tё zinj. Njё histori qё sillet brenda gardhit tё pёrshkuar prej njё linje imagjinare, fije e hollë qё pёrbën limitin dhe kufirin mes asaj ç’ka qëndron në ‘ndërmjet’ dhe ҫka mbetet përtej. Duar të zhveshura afrohen der në çastin kur gishtёrinjtё bёjnё paqe me njё fjongo.. Njё indian i ulur përtokë, qё duket sa njё pikё, bёhet bosht i njё vorbulle kuajsh qё vizatojnё spirale thundrash mbi tokёn e kuqe.

 

Njё indian sa një pikёz, shoqёruar nga njё qen e njё kalё, njё kalё tjetёr. Njё rreth shёnohet mbi tokё. Njё shikim drejt qiellit dhe një duarve qё papritur shembin cdo kufi qё qёndron ‘ndërmjet’. Njё mik i ngushtё largohet duke u shkёputur prej mentorit tё tij. Vorbulla ndёrpritet. Boshti i spirales fluturon larg, shndёrrohet edhe ai në kalё. Nё fillim bёhet sy e mё pas shikim. Mbi tokё mbetet vetёm njё pupёl fazani, kafe e ҫelёt, pёrshkuar prej sё bardhёs si ta kish shtyllë kurrizore. Njё shkrepёtime thyen heshtjen, kozmosi klith dhe liria tёrbohet. Toka dridhet dhe pupla prej tokёs rikthehet nё qiell. Kaosi mbretёron bash si shtrёngata para qetёsisё. Papritur qielli hesht, dhe toka bashkё me tё.

 

Zhduket tamburi qё merr ritmin prej thundrave. Pikat me jelet shpёrndahen, pluskojnë, kullosin secili nё rrugёtimin e vet. Secila prej tyre me tё gjendur qendrёn e vet ulet. Pikёzat ngjyrё kafe bёhen fosile nё tokё, frymёmarrja pёrzihet me qiellin dhe tokёn duke u shndёrruar nё njё tё vetme. Qetёsia u rikthye. Pikëzat u ngritёn, secila me shpejtёsi të ndryshme, në trajektoren e vet ikën. Pika nё formё linjash, spiralesh, rrathёsh, nё lëvizje apo tё ndalura, pika tё ҫmendura rikthehen sё qёni njё fletё e kuqe. Shikimi ndalet nё njё kornizё toke pa kufij. Pёrshёndet me buzёqeshje ardhjen e saj. Sytё hapen por kuajt, indiani, pupla, qeni, fija, toka e kuqe e gjithҫka tjetёr mbetet gjallё. Mirupafshim Harmoni e dashur!

Paskëtaj ёshtё njё histori tjetёr, ajo e mbyllura nё aq pak orё sa numёrohen me gishtërinjt e dorës; le tё themi nja njёzet orё sipas sistemit italian. Po, sepse Shqipёria nuk ka ndryshime orari nga ne italianёt, e di? Po, kam zbuluar qё Shqipёria e mbi te gjitha shqiptarёt kanё pikёrisht kohёn tonё, jo atё qё pёrcakton Greenwic sipas thelave tё shalqinit. E kam fjalёn pёr kohёn e jetёs e tё të jetuarit. Marrin frymё, mendojnё e jetojnё tamam si ne italianët, diҫka qё dihet kjo; por ta rizbuloja përballë njё muri ishte diҫka e jashtёzakonshme.

 

A do e kish thёnё ndonjёhere kush qё nje mur do të bëhej udhёkryq historish kaq tё largёta e kaq tё ndryshme? Kush do e kish menduar ndonjёherё qё njё tunel nё vend tё ishte ndarёs do të ish në fakt njё tunel lidhёs?
Atёherё po ju tregoj kёtё historinё tjetёr. Tё dytёn. Kjo ёshtё njё histori qё ekziston edhe pse ka ekzistuar kahera por tani mbetet e pikturuar në njё mur me pёrmasë 13 me 5 metër, brёnda njё tuneli tё Tiranёs, pёrballё njё dyqani tё vogёl sufllaqesh dhe njё furrё buke. Nuk kisha menduar ndonjёherё pёr lidhjen qё mund tё lindё mes individit dhe njё muri. Në duk muri ёshtё njё objekt konkret, fizik , i ftohtё, jo i gjallë. Pra njё mur nuk mundet tё flasё e as tё shprehё mendimin e tij. Aq mё pak mundet ai të të ndihmojë kur ndjehesh i vogёl ballë tij, njё mijё herё mё i madh se ti.

 

Por nёse ai nuk mundet të jetё ndonjё bashkёbisedues i zellshëm, tuneli me erёn qё e pёrshkon mundet tё jetё nё vend tё tij. Bashkёfajtor pёr 24 orё e bashkё me tё dhe kalimtarёt e miqtё qё e pershkojnё duke ecur ҫdo ditё, secili pёr qёllime tё ndryshme. Them kalimtarёt por në fakt flas per miqtё, për shokёt, sepse zbulova qё nё mё pak se njё orё, dallimi mes kalimtarit dhe shokut mund tё zhduket… dhe nёse kalimtari qё bёhet shok nuk flet gjuhёn tёnde dhe komunikimi i lihet nё dorё instiktit, nёpёrmjet syve, duarve e gojёs. Me pak fjalё, lufta mes meje, murit e pastaj kalimtarёve-miq lindi si tre majmunёt, nuk shoh, nuk dёgjoj e nuk flas, e anasjelltas.

 

Ështё mbresёlёnёse sesi ndonjëherё nuk duhet t’u japesh peshë fjalёve, se si nuk i duhet dhёnё formё mendimeve nёse ato janё tё qarta. Se sa banale ngjan tё tregohen gjёrat ashtu si janё, dhe sa e rёndёsishme e gati e nevojshme ndonjёherё është tё lёshohesh nё atё qё përbashkon gjithёsecilin prej nesh, në instiktin primar, një magnet kohёsh tё shkuara, njё i parё i urtё e i menҫur pёr tё gjithё ne. Kështu, vizatimi qё shihni mbi njё mur nuk ёshtё vizatimi qё qёndron mbi mur por ёshtё kjo histori qё do tё perpiqem tё pёrshkruaj kёtu poshtё si rrëfim i pёrbёrё nga fragmente jetёsh, e jo i njё jete të vetme, sepse kjo histori nuk ёshtё vetёm e imja. Ështё historia e tё gjithё atyre qё këto 20 orë kanё kaluar nën atë tunel qoftё dhe pёr tё thёnё “great” ose ndonjё fjalё shqip qё akoma nuk e kam kuptuar. Ose ёshtё historia e kujt ka kaluar thjesht duke e shpërfillur atё qё po ndodhte dhe ka vёnё nё rrezik veshjen pёr faj tё rrёmujes sё bojrave nё tokё apo dhe jetёn pёr faj tё penelave tё pёrdorur si armё lufte nё kohë paqje.

 

Historia rrёfen njё ide tё vënë në jetë nga linja tё drejta e nga dy ngjyra: blu smerald, gri e hirtё dhe nga njё vijё e gjelbёr bimёsh tё varura nё mur. Njё mur formash tribale, ku gjeometritë e rregullave pёrzihen me simbole antike e kёnde, si toteme qё zgjaten ngadalё-ngadalё nё qiell duke humbur tej. Erki, Njё vajzё e vogёl pesё vjeҫ me duart fantazi. Njё burrё i zeshkёt, shumё i zoti pёr tё kapur momentin kur gjeometritё e drejta e thёrrisnin pёr t’u mbushur, sidomos kur nё mes ishte furҫa-rrul e vogёl. Njё perёndi e precizionit, poshtё e lart murit, perёndi myslimane e antipodeve me ndihmёn e asistentit tё tij, mikut besnik Aldo, i cili në heshtje, pas orarit tё punёs vendosi tё humbiste minutat e tij duke menduar qё mund tё ishte gjithsesi i vlefshёm pёr diҫka, kur në fakt detyra e tij qe pёrmbushur me kohё. Njё artiste, njё piktore energjike me flokёt e kuqe, e cila nё vend qё tё thoshte ‘unё vizatoj’, tha ‘unё vizatoj vetёm atё që ti do tё vizatoj sepse sot jam projektim i duarve tё tua’.

 

Njё artiste primitive, ashtu si duhet tё jetё njё kuadrat i thellё, pjesa e mbetur e rregullit, njё shkёputje, njё derё drejt spontanitetit, shprehisё sё lirё tё gjithё asaj qё nuk mendonim tё ishim deri pak çaste përpara. Njё piktore si njё mёsuese jete, Adriana (si emri i gjyshes sime), me njё mikeshё tё sajёn, mёsuesen e spanjishtes Anastasia. Njё mёsuese qё dashuron artin dhe poezinë, pa tё cilёn shkrimet s’do tё kishin folur dot me murin.
Njё dre kullon të bardhё prej qafёs. Pupla e njё bufi qё nuk ekziston bёhet “enë” ideale, boshllёqet bёhen vende pёr tё pёrlyer dorashkat dhe bashkё me to dhe duart, njё kalё klith liri. Shkalla bёhet aleate ashtu si dhe kozmosi, vijnё cigare, kafe amerikane me ujё tё ftohtё, qershi, rrecka, ngjyra e mbi tё gjitha vjen shumё dashuri e bashkёpunim spontan, gjё e bukur kur takon nё rrugё bashkëndarjen Njё poeteshё nga Spanja shkruan. Koincidencё ose rastёsi, apo jo ku i dihet? Njё poezi spanjisht mbush vjetёt nё 29 maj 2018, 50 vjet nga ‘68, vetёm pёr murin e Myslym Shyrit: “Faleminderit shqiponjёs pёr krahёt”. Metra matёs, shkallё mbi shkallё, palosje mbi palosje, tёrheqje muskujsh, shumё pauza soditjeje e reflektimi komunikim i hollё mes murit dhe mendimit. Njё artiste e moshuar, së cilës i pёlqen tё punojё me riciklimin, qё jeton nёpёrmjet bufёve dhe me bufёt sepse bufi ёshtё urtia, kalon dhe ndalet e bindur qё nuk di tё vizatojё dhe ikёn për t’u rikthyer me njё rojtar; njё buf prej letre mbron nga syri i pikturёs duke u bёrё mburojё nё njё linjё bimёsh vendosur nё vazo tё bardha. Vjen njё shenjё shumё mё e rёndёsishme: njё ҫentro tipike e traditёs shqiptare, barku i njё bufi tё vizatuar, sugjerim i mbrёmjes prej njё miku tjetёr me sy blu. Fjalё dhe sugjerime tё tjera: babai i Erkit pёrkthyesi mes meje dhe vogёlushes me gёrshetin e gjatë bjond. Njё pupël fazani fluturon lart nё qiellin e yjёzuar prej stërkalash. Njё fragment kali nga skicё bёhet fytyrё, nga fytyrё shndёrrohet ne pemё tё jetёs qё zapton botёn, njё grua fshatare, e dhimbsur nё traditёn e saj shfaqet nga krifa. Njё trung peme thyen rregullat e tij dhe nga vorbull shndёrrohet nё formё mjellme. Falemnderit tё gjithёve ju qё krijuat një histori prej kёsaj pikture dhe jo thjesht njё copё mur. Falemnderit atyre qё me njё buzёqeshje bashkëpunuan pёr tё na bёrё tё ndjehemi jo më brenda njё tuneli por nё sallonin e njё shtёpie tё madhe, pa barriera e të së njejtës kulturë. Nё fund tё fundit ky ish dhe ideali, tё krijonim njё hapёsirё tё brendshme, jashtё. Ёshtё e vёrtetё.

 

Faleminderit ERKIT (ERIKI), ADRIANA PULESHIT (ADRI), ANASTASIA PRODANIT (ANI), AUREL AHMETAJT, MIGENA AHMETAJT(GENA), GEZIM SHABËS, EMINE SHABËS, EMILJANO SHABËS, VEBI VELSULËS, JETNOR TOTRAKUT, BARJAM JEKIRIT (UN), ALDOS, mikut tim tё gjeometrive brenda letrёs ngjitёse, dyqanit tim tё sufllaqeve AMR (PICERI FAST FOOD), mikut tim tim bukёpjekёs, M.A.A.-sё (MARTHA, poetesha), ELDIT, NADINЁS, LILIT, ARBЁS DHE KLAUDIAS DHE STUDIO TOTALE-S. Faleminderit tё shkuarёs, JANE-it, PABLIU-s dhe mbi te gjitha TAPIS-it dhe gjithё kalimtarёve qё janё ndalur dhe do tё ndalen dhe qё dhe tani kanё ndaluar aty pёrpara e madje dhe kujt ёshtё penguar aty pёrpara i pёrpirë nga i-phone-i tij. Falemnderit qё keni krijuar njё vepёr kolektive e të bashkëndarё mes tё gjithёve, duke mos e lënë veç njё mur, njё murales, njё pikturё, a njё vizatim. Faleminderit qё pikturuat bashkё me mua njё botё harmonie, brenda njё tuneli.

 

Ah, ju e dini se cili ёshtё kuptimi i flamurit shqiptar? Shqiponja dy-krerёshe?! Njёra shikon drejt Bizantit, tjetra nё anёn e kundёrt tё botёs, udhёkryq i tё gjitha kulturave, tunel religjonesh, pikё takimi mes Lindjes dhe Perёndimit. “FALEMINDERIT SHQIPONJЁS PЁR KRAHЁT” dhe faleminderit ERKIT PЁR MJELMЁN. FALEMINDERIT HARMONI, DO SHIHEMI SЁ SHPEJTI.

 

Kush është Elena Pazzaglia?

Elena Pazzaglia lindi ne Urbania, Itali nё vitin 1989. Marrёdhёnien e saj me artin e nisi qё fare e vogёl kur filloi te vizatojё. Arti e shoqёron gjatё gjithё rrugёtimit tё formimit tё saj dhe pёrbёn njё komponente tё rёndёsishme pёrgjatё studimeve universitare.

Diplomohet ne vitin 2015 pranё Fakultetit tё Arkitektures sё Universitetit te Firences me njё projekt me titull “Kirkçeşme, vija e nje tingulli”, njё hulumtim mbi ‘tingullin’ si njё shenjё identitare, njё sinteze ndёrmjet arkitekturёs dhe historisё sё Stambollit.

Pas njё sёrё eksperiencash profesionale nё disa studio arkitekture, Elena bashkё-themelon STUDIO TOTALE-n, njё hapёsirё projektimi ku arkitektura bashkёbisedon me disiplina te tjera. Interesi i saj nё lidhje me mёsimdhenien e kёrkimin shkencor materjalizohet nё eksperiencen qё kryen si asistente e Prof.

Maria Grazia Eccheli-it nё lёndёn e Laboratorit te Projektimit IV nё fakultetin ku ajo ёshtё diplomuar. E dashuruar me ҫdo formё tё artit, ajo mendon se arkitektura, përveç se eshte nje formë komplekse e rtit, ka fuqinë për t’i bere njerëzit të ndihen dhe të përjetojnë atë cka ndodh në imagjinatën e tyre.
Ky shkrim u frymёzua nga eksperienca e saj dy-ditore nё festivalin ‘TIRANA CALLS FOR (street) ARTISTS’.

Me iniciativё tё Bashkisё sё Tiranёs, ky festival mblodhi nё kryeqytet artistё nga e gjithё Europa tё cilёt patёn mundёsinё tё njihen me Tiranёn dhe me punimet e tyre murale tё shpёrndara nёpёr hapёsira urbane tё lёnё gjurmё nё identitetin e saj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *