“Romeo e Xhulieta”, shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare në 7-8 qershor në Teatrin Kombëtar

Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga William Shakespeare, në regji të Predrag Miki Manojlloviç, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, në 7 dhe 8 qershor.

Në shfaqje interpretojnë aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviç, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiç, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviç e Miki Manojlloviç.

Me skenografi nga Branko Hojnik, kostumografe: Zora Mojsiloviq, koreografe: Sonja Vukiceviq, kompozitor: Vladimir Pejkoviç, dramaturge: Olga Dimitrijeviç. Producent ekzekutiv: Milica Miliç, bashkproducent: Jeton Neziraj.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Kulturës, kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik, por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin. Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë. Ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale.

Mes popullit serb dhe atij shqiptar edhe me tej ka mosdurime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish republikave jugosllave tregon se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Shfaqja shpejtë dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave.

Shfaqja Romeo dhe Zhuljeta është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovarë dhe serbë është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjerë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjjes së individëve.

Përveç intelektualëve, projekti ynë i drejtohet edhe një grupi tjetër shumë të rëndësishëm, qytetarëve, atyre që në të vërtetë edhe te Shakespeare janë subjekt i dramës universale. Ndër qytetarët edhe më tej mbizotëron mosdurimi dhe jotoleranca. Shfaqja rrëfen për rëndësinë e tejkalimit të paragjykimeve, forcimin e besimit të ndërsjellë, tejkalimin e keqkuptimeve dhe të mungesës së tolerancës. Shfaqja Romeo e Zhuljeta që ne e kemi realizuar është një ngjarje e veçantë kulturore, arriti shikueshmëri të lartë në Serbi, në Kosovë dhe zgjoi interesim të madh edhe në vendet tjera të rajonit e më gjërë.

Projektin në tërësi, pos shfaqjes, e përbën edhe filmi dokumenar i realizuar sipas idesë së Miki Manojlloviqit, kryetarit të Shoqatës Punëtori e Integrimit nga Beogradi. Kurse organizata partnere me të cilën është realizuar shfaqja është Qendra Multimedia nga Prishtina.

One comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *