Rita Ora, prezantuese e “America’s Next Top Model”

rita ora

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora do të jetë prezantuesja e shfaqjes së re televizive “America’s Next Top Model”.

Sipas medieve britanike, Rita do të zëvendësojë supermodelen Tyra BanksBanks, pasi ajo ishte përjashtuar nga kjo detyrë vitin e kaluar, pas 12 vjetësh

Këngëtarja 25-vjeçare nuk është e papërvojë në ekranin e vogël, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e jurisë së emisioneve televizive për talente të reja “The Voice” dhe “The X Factor”, shkruan gazeta “Zëri”.

Por tani ajo do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm, pasi do të jetë udhëheqëse kryesore e këtij shou.

“Rita është në një botë ëndrrash. Ajo do t’i përziejë dy pasionet e saj, atë të modës dhe të muzikës, do të jetë një zëvendësuese e mrekullueshme e Tyra-s. Shefat e ‘Next Top Model’ donin të sillnin freski dhe ata e shohin Ritën si një fytyrë ideale. Ajo më vonë gjatë vitit do të nxjerrë në treg një këngë të re dhe kjo përputhet me këtë shfaqje”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

Tyra, e cila kishte krijuar “America’s Next Top Model” në vitin 2003, kishte arritur sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, ndërsa ditë më parë ka deklaruar se ajo do të jetë e përfshirë në shoun e ripërtërirë. Angazhimi i fundit i Ritës në televizion ishte si pjesë e jurisë së shout “The X Factor”, vitin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *