Qytetërimi disashekullor i Voskopojës

Muzeu Historik Kombëtar nesër, më datë 16 mars, ora 17.00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Voskopoja”.

Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndryshme.
Voskopoja është një prej fshatrave, ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.

Fshati është i njohur për qytetërimin e tij shumëshekullor, peizazhin mahnitës, kishat dhe afresket e shumta, të cilat bartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore.

Pikërisht këto vlera artistike dhe arkitektonike të servirura në kishat e shumta të fshatit janë të pasura me imazhe të pikturave murale e ikonave, që shpalosin para turistëve fshatin, i cili dikur qëndronte në listën e qyteteve më të rëndësishme të Ballkanit.

Veprimtaria “Një pasdite në muze” do të zhvillohet ditën e premte, 16 mars 2018, ora 17.00, pranë sallës “Kostandin Shpataraku” së Muzeut Historik Kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *