Që nga 96-ta në politikë/ Jozefina Topalli: Kam çuar në shtëpi vetëm rrogën time!

topalli1Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike ka dhënë një intervistë për emisionin e gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One” ku veç të tjerave ka folur edhe për jetën e saj jashtë politikës, apo edhe mënyrën sesi pjesëmarrja në politikë ka ndikuar në familjen e saj.

Topalli është shprehur se për 20 vjet në politikë, ajo ka çuar në shtëpi vetëm rrogën e saj.

Dje po shihja filmin “Kalorësit e Fundit”. Kishte nëj frazë: “vendimmarrësit duhet të kenë 2 shtylla ndershmërinë dhe kurajon”. Unë besoj se i kam të dyja, pavarsisht gabimeve që mund të bëjmë në jetë. Ky vend mund të bëhet nëse zgjidhen njerëz që kanë këto cilësi. Dhe të mos ndodhë ajo që i referoheshin mediat “New York Times” përpara 100 vjetësh që shqiptarët janë popull i mençur, por nuk rrokin shtetin dhe për fat të keq kanë të drejtë.

Në momente shumë të vështira nuk duhet të bësh llogari për veten tënde, por për përgjegjësinë ndaj qytetarëve të vendit tënd”,është shprehur Topalli.

E pyetur nga Qafoku nëse mund të tregonte një rast, Jozefina Topalli ka thënë: “Unë në këtë periudhë në shtëpi kam çuar vetëm rrogën time dhe të mos përdor karrigen ku kam qenë për privilegje personale të veçanta”. ( J.H/ Pasqyre.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *