Preç Zogaj kthehet në Lezhë për lexime dashurie

Preç Zogaj është rikthyer në qytetin e tij të lindjes si poet.

Në Bibliotekën e qytetit “Gjergj Fishta” u promovua libri i tij më i ri “In love” botimet mapo edition. Figura të njohura të jetës kulturore të qytetit, por dhe lexues e nxënës të gjimnazit “Hydajet Lezha” ishin të pranishëm në promovimin i cili u kthye në lexime vargjesh dashurie nga të pranishmit.

Janë 101 poezi dashurie të cilat përbëjnë një ngjarje letrare për vetë historinë që letrat shqipe kanë pasur me këtë lloj tematike” u shpreh Alda Bardhyli, drejtore botimeve “Mapo edition”. Suela Bala drejtoresha e Bibliotekës foli për vlerat e vargjeve të Zogajt. “101 poezi dashurie të poetit Zogaj, vijnë, si një dedikim që rijetohet nga çdo lexues në përjetimin që poezia ushqen, ndërsa në poezinë shqipe shënjojnë gjurmën e poetit”, tha Bala.

Në parathënien e librit, kritiku Gezim Basha, profesori i letersisë modern në Amerikë, ndalet në atë që e quan “landmark – shenjën” e Zogajt në poezinë shqipe, duke i çmuar poezitë e Zogaj si Ode moderne për dashurinë, “me klas teknik, efekte poetike dhe finese gjuhësore”; me fuqinë për ta tërhequr lexuesin në “Carpe Diem- Shijo Çastin” të momentit unik të poezisë.

Autori Zogaj ndau me miqtë kënaqësinë e ritakimit përmes poezisë, në një qytet me histori emrash dhe kontributesh si Lezha, “ku ta quash veten poet është barrë e rëndë…”. Të pranishmit u përfshinë në lexime poezish për dashurinë. Ccdo lexim të zhyt në një ndjenjat që të krijon dashuria qoftë edhe me mungesën e saj.

Në prag të 14 shkurtit ditës të së dashuruarve ky libër është dhurata më e bukur që mund ti bëhet të dashurit të zemrës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *