Përse e vrau veten?

Albana Lifschin

Ndodh jo rallë që jeta jonë e zakonshme ndërpritet nga ngjarje të jashtëzakonshme. Vetëvrasja. Njerëzit përpiqen ta spjegojnë atë me mungesat, pakënaqësitë dhe vuajtjet e jetës. Por kjo fatkeqësi ndodh edhe në familjet “që s’u mungon asgjë”, familjet e pasura dhe njerëzit e famshëm. Ju mund të numëroni mjaft prej tyre.
Jeta ka provuar që ana materiale, paraja, nuk e zevëndëson dot anën shpirtërore, sepse lumturia ka fole shpirtin.

 

Një shpirt i zbrazur, nje shpirt pa dashuri është shpirt i pajetë.
Kohët e fundit bota e modës u trondit nga vetëvrasja e Keti Spejd, ikonës së modës në Manhattan. Pse vrasin veten njerëzit e pasur dhe njerëzit e famshëm? Madje edhe komedianët të cilët japin humor e buzeqeshje botës dhe për vete pëmbajnë lotët. Kujtoni humoristin e famshëm ,fitues i Oscar, Robin Uiliams, habinë që na shkaktoi vetëvrasja e tij.

Gjithkush përpiqet të gjejë misterin vetëhumbjes së jetës.
Vini re simtomat e kësaj fatkeqësie në afrim, tek miqtë tuaj të afërm. Zakonisht ata tërhiqen nga shoqëria dhe bien në pusin e thellë të dëshpërimit. Duket sikur dritat e shpresës fikën një nga një për ta. I ndihmoni njerëzit tuaj të bëjnë kthesën të hyjnë në “zhurmën” e jetës, para se të humbasin në errësirën e vetmisë e dëshpërimit pa shpresë. Sa kohë jemi gjallë, shpresa është gjallë.

Sipas statistikave në USA vetëvrasja ze vëndin e 10-e në shkaqet e vdekjeve. Në vitin 2014 në Amerikë përfunduan në vetëvrasje mbi 43 mijë vetë.
Shkaku kryesor është rënia në depresion. Mësoni të dalloni simpomat e tij.

 

Kini parasysh që personi që është i prirë ndaj vetëvrasjes, së pari shkëputet nga shoqëria dhe preferon të rrijë vetëm. Por në një moment të rëndë ai i pohon dikuj se ç’ka ndërmend të bëjë, ose le të nënkuptojë se “është bërë për të vrarë veten”. Mos i humbisni këto simptoma.

 

Bëhuni vigjilentë ndaj të afërmve e miqve tuaj. Sinjalizoni për gjendjen e tyre psiqike me qëllim për të parandaluar fatkeqësinë.
Depresioni mund të godasë këdo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *