PËR TY

Më fashiten mendimet kur të shkruaj

Vetën e shoh tek sokaku i të marrëve

Dhe gishtat me puthiten,

Zverdhen nga turpi i nurit tënd

 

Se nuk të ushqen dot mallëngjimi im

As dhimbja as loti as emocioni

Finesa jote rri pezull ne ajër

E gatuhet nga dërrasat e varrit

 

Ti jeton në shtigjet që të fisnikërojnë

Qielli të quan mbretëreshë

E në tokë s’rron dot

se të thurim epitete..

 

Te rrallët në këtë botê

Te nxorrën nga nëntoka vetëm filizat tua

E ata janë të vdekurit e gjallë

Që sollën mendimin si të jetojmë

 

Kaq shumë të shkruajmë

Sa pak të këndojmë

 

Sot, të plagosim dita dites

E kujtojmë se je ngjallë

ndër ne

Përjetësisht…/ NGA Donart Rexhbogaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *