Një muze privat mbledh 40 flamuj të rrallë shqiptarë

Një muze privat për flamujt e rrallë shqiptarë është propozimi i koleksionistit Shpëtim Sala, i cili prej një kohe të gjatë i është kushtuar mbledhjes së relikeve të shumëllojshme, shkruan Gazeta Shqiptare.

Muzeu pritet të ketë 40 flamuj që datojnë nga viti 1905 deri më 1944, të ruajtur nga familja Sala e Toptani. Veç tyre, në muze do të ekspozohen edhe objekte të tjera si ballë arke me gdhendje shqiponje, qëndisma me shqiponjë, si dhe objekte të tjera që datojnë që nga shek. XVIII. Sala vëren se një pjesë e madhe e tyre përfaqësojnë rrugëtimin nëpër shekuj të flamurit kombëtar shqiptar.

Ndonëse ende nuk është zgjedhur vendi i muzeut, koleksionisti thotë se, “jemi në një kërkim të një ambienti të përshtatshëm, i cili pasqyron edhe vlerat e këtij muzeu, si i pari muze privat mbi flamurin në Shqipëri”.

– Sa flamuj do keni në muze?
Në muze do të kemi rreth 40 flamuj.

-Cilët janë këta flamuj, në cilat ngjarje historike kanë qenë?

Flamujt datojnë nga viti 1905 e deri në vitin 1944. Ato janë shpalosur në ngjarje të ndryshme përkujtimore, mes të cilëve po përmend flamurin e vitit 1905, i cili ka marrë pjesë në kryengritjet në veri të Shqipërisë, flamurin e klubit “Gjuha Shqipe”, Shkodër të vitit 1910 si edhe flamurin e realizuar në vitin 1908 nga Shoqëria “Besa Besë”, ardhur nga Amerika në Korçë. Ky flamur ka marrë pjesë në lëvizjet kryengritëse të Korçës.

– Cila është historia pas tyre? Ku janë ruajtur dhe nga kush?
Një pjesë e tyre janë ruajtur nëpër familje si: familja Sala, familja Toptani, etj.

– Ku mendoni ta hapni muzeun?
Për momentin nuk e kemi zgjedhur akoma përfundimisht vendin. Jemi në një kërkim të një ambienti të përshtatshëm, i cili pasqyron dhe vlerat e këtij muzeu, si i pari muze privat mbi flamurin në Shqipëri.

– Cila është sipas jush vlera monetare e tyre?
Për sa i përket kësaj pyetjeje, më vjen keq sepse nuk mund të japim një informacion të saktë sepse as regjistrimi i tyre në QKIPK nuk ka përfunduar akoma. Megjithatë, dimë të themi siç edhe kuptohet se vlera e këtij koleksioni është tepër e madhe dhe e pazëvendësueshme.

– Cili është flamuri më i vjetër, i cilit vit?
Flamuri më i vjetër është një flamur i kryengritjeve në zonën e veriut të Shkodrës, i vitit 1905.

-Në tërësi, këta flamuj kur datojnë? Më të hershmit cilët janë?

Flamujt datojnë nga viti 1905 deri në vitin 1944. Përveç flamujve, muzeu do përqendrohet edhe në larmishmëri materialesh të rëndësishme historike, që mbështesin rrugëtimin e flamurit nëpër shekuj. Përveç këtyre, do përfshihen edhe objekte të tjera, si p.sh. ballë arke me gdhendje shqiponje, qëndisma me shqiponjë, si dhe objekte të tjera që datojnë që nga shek. XVIII.

A ka ndonjë prej flamujve që përbëjnë një lloj zbulimi historik, ose i japin tjetër informacion historisë?
Një pjesë e madhe e tyre përfaqësojnë rrugëtimin nëpër shekuj të flamurit kombëtar shqiptar.

-Ne çfarë gjendjeje fizike janë? A kanë nevojë për restaurim?
Flamujt janë përgjithësisht në gjendje të mirë fizike, por përsëri kanë nevojë për konservim dhe restaurim.

– A e keni koleksionin tuaj të regjistruar, të certifikuar? Pra, a e keni të deklaruar në QKIPK?

Momentalisht jemi në proces certifikimi. Nuk e kemi përfunduar akoma regjistrimin në QKIPK.

IMG_0758IMG_0759IMG_0766IMG_0768IMG_0767IMG_0770IMG_0761

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *