Një këshillë e Papa Françeskut për artistët

Papa takon artistët e Lëvizjes  ‘Diakonia e Bukurisë’  dhe i fton ta dëshmojnë me artin e tyre dashurinë e Zotit. “Dhuratat që keni marrë janë një përgjegjësi e njё mision për secilin prej jush”. Kështu u tha Papa Françesku, gjatë takimit të sotëm paradite, nё Vatikan, anëtarëve të Lëvizjes “Diakonia e Bukurisë”, e cila ёshtё një shërbim kishtare që ka lindur në vitin 2012 me qëllimin për të ndërtuar një urë në mes artistëve dhe përmasës trashёndetale, Zotit, për t’i nxitur të jenë dëshmitarë të bukurisë të tij.

Mbrojtja e oazatìve te bukurisë
Dhuratat dhe talentet – tha Papa – nuk duhet të përdoren “për kërkimin e një lavdie të kotë ose të një popullariteti të lehtë”. Ju jeni të thirrur që, përmes talenteve tuaj e duke u ushqyer dhe duke u mbështetur në burimet e spiritualitetit të krishterë, të propozoni “një mënyrë alternative të të kuptuarit të cilësisë së jetës, [dhe  të inkurajoni] një stil jete profetike dhe soditëse, që është në gjendje të përshkohet thellësisht nga gëzimi pa u shqetësuar nga ankthi i konsumit ‘, dhe t’i shërbejё krijimit e t’i mbrojё  “oazat e bukurisë” në qytetet tona që janë, tepër shpesh e tepёr shumё, të çimentuara dhe të pa shpirt. Ju jeni thirrur për ta bërë të njohur begatinë falas të bukurisë.

Kontributi për një konvertim ekologjik
Papa Françesku i nxiti artistët t’i “zhvillojnë talentet e tyre për të kontribuar edhe për një konvertim ekologjik që njeh e vlerëson dinjitetin e shquar të çdo personi, vlerën e tij të veçantë, krijimtarinë e tij dhe aftësinë e tij për të promovuar të mirën e përbashkët”. Nga Papa vjen gjithashtu edhe inkurajimi  për “të promovuar kulturën e takimit, për të ndërtuar ura ndёrmjet njerëzve, midis popujve, në një botë ku aq shumë janë ngritur mure për shkak të frikës nga të tjerët”.
Kini gjithashtu për zemër edhe dëshminë, nё shprehjen e artit tuaj, se të besosh në Jezu Krishtin e të ecësh pas tij nuk është vetëm një gjë e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur, e aftë të të mbushë jetën me një shkëlqimi të ri dhe me një gëzim të thellë, madje edhe kur gjendemi në mesin e vuajtjeve.

Dёshmia e bukurisë së dashurisë së Zotit
Kisha – pohon së fundi Papa Françesku – ka besim dhe mbështetet tek ju “për ta bërë të perceptueshme e të dukshme bukurinë e pashprehur të dashurisë së Zotit dhe t’ua mundësojmë të gjithëve të zbulojnë bukurinë e të qenit të dashur nga Zoti, të qenit tё pёrshkuar nga dashuria e tij, për të jetuar prej saj dhe pёr ta dëshmuar pёrmes vëmendjes sonë ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre që janë të përjashtuar, të plagosur, të refuzuar në shoqëritë tona”.

Diakonia (Shërbimi) e Bukurisë
Kujtojmё se anëtarët e lёvizjes “Diaconia della Bellezza” janë muzikantë, poetë ose këngëtarë, piktorë, arkitektë ose regjisorë, skulptorë, aktorë ose valltarë. Ata përpiqen të jetojnë kërkimin dhe pasionin e tyre për të vërtetën në një mënyrë komunitare. Lëvizja është e organizuar rreth pesë shtyllave që janë: lutja, dëshmia, formimi, solidariteti, krijimi i shtëpive e ngjarjeve të artistëve.

Audienca me Papën  Bergoglio u zhvillua me rastin e Simpoziumin, që mbahet në Romë nga 18 deri 25 shkurt, organizuar nga “Diakonia e Bukurisë”, me rastin e festës liturgjike liturgjike të tё Lumit fra Beato Angelico që bie më 18 shkurt. Simpoziumi u përurua nga kremtimi Meshës së kryesuar nga Imzot Rino Fisichella, kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, në Bazilikën Santa Maria sopra Minerva, ku është varrosur Fra Beato Angelico. (Radio Vatikani)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *