Në kujtim të gjeniut dublinas: Kur Marilyn Monroe lexonte Ulisin

13 janar 1941 është vdekja e shkrimtarit të madh Xhejms Xhojs.
Xhojsi bëri emër në gjininë e vështirë të romanit,i cili në veprat e tij të rëndësishme nuk i drejtohet lexuesit të gjerë, por një elite lexuesish të aftë për ta kuptuar.
I lindur në Dublin, në një familje katolike irlandeze,ku u edukua me ndjenja fetare e nacionaliste, pas studimeve të larta, shkrimtari me një botëkuptim humanist e kulturë të gjerë, vendos të gjejë lirinë duke ikur nga mjedisi dublinas.
Më 1904, bashkë me shoqen e tij të jetës, Nora Barnakël, ikën përgjithmonë nga Irlanda.
Jeta në migrim nuk shkoi dhe aq mirë për shkrimtarin e shkrimtarëve, i cili veç vështirësive financiare, bëri 30 operacione në sy, por në fund të jetës thuajse mbeti krejt i verbër.
Xhojsi nuk ishte mësues e frymëzues vetëm për shkrimtarët, por edhe për artistë të ndryshëm si Henri Matisse.
Por më e famshmja punë e artit vizual, e frymëzuar nga Ulisi është fotoja e Eve Arnold e vitit 1955. Në të shfaqet Marilyn Monroe duke lexuar Ulisin e famshëm.
Gruaja më seksi e shekullit 20 me romanin më të madh të po këtij shekulli.
Implikimi nisi; e para Monroe nuk ishte një bionde budallaqe dhe e dyta, Ulisi nuk është një libër vetëm për “shkollarët”, por për të gjithë.
Veprat e Xhojsit shpesh u përballën me censurën e kohës, gjë që ia vështirësoi jo pak jetën atij.
Vëllimi me novela Dublinasit (1914) vonoi 7 vite për tu botuar, pasi shkrimtari nuk pranonte të hiqte disa skena që quheshin imorale.
Romani “Portret i artistit djalosh” (1916) për shkak të konfliktit të personazhit kryesor me familjen, kishën dhe atdheun u pengua për mjaft kohë.
Thuajse e njëjta gjë ndodhi dhe me Ulisin(1922), i cili u botua në Paris, por u bllokua nga gjykata amerikane, e cila akuzonte Xhojsin për pornografi.
Ulisi,romanin të cilin gjithkush pranon se e ka lexuar të paktën njëherë në jetë, fillon e mbaron në një ditë të vetme, më 16 qershor 1904. ( Pasqyre.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *