Marrëveshje për digjitalizimin e koleksioneve të muzeve

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për projektin e digjitalizimit te muzeve Onufri – Berat dhe Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë.
Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe co-Drejtorët Ekzekutivë të AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.
Projekti “Të fuqizojmë muzetë nëpërmjet teknologjisë, për një qasje më të gjerë për të gjithë” merr në konsideratë vlerësim digjitalizimin e koleksioneve dhe zbatimin e teknologjisë ndërvepruese në hapësirat e dy muzeve kombëtar të dedikuar artit mesjetar dhe ikonografisë.
Muzeu kombëtar i ikonografisë ONUFRI dhe Muzeu kombëtar i Artit Mesjetar, ruajnë koleksione shumë të pasura dhe disa nga objektet unikale të artit ikonografik në Shqipëri dhe rajon. Projekti ka për qëllim të ruaj dhe promovojë vlerën unike të këtyre fondeve muzeore duke bashkuar trashëgiminë kulturore dhe teknologjinë , si dy elementë premtues në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të muzeve te konsideruar gurë themeli për industrinë e turizmit kulturor.
Subjekt i këtij MM ka për qëllim:
1. Të ruajë dhe promovojë më tej vlerat unike të këtyre muzeve
2. Të pasurojë eksperiencën e vizitorëve në muze përpara , gjatë edhe pas vizitës së tyre.
3. Të nxjerrë e përpunojë të dhëna të rëndësishme për stafet e muzeve
4. Të ndihmojë stafet e muzeve për të hartuar strategji bashkëkohore për
nxitjen e zhvillimin e interesit të vizitorëve
5. Të prodhojë materiale informuese në ndihmë të kërkimit shkencor dhe edukimit në muze
Ky bashkëpunim, që ka për qëllim të zhvillojë e përmirësojë më tej nëpërmjet teknologjisë Muzeun Kombëtar të Ikonografisë ONUFRI në Berat dhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, është vetëm fillimi I një projekti të madh që do të vazhdojë edhe në muze të tjerë kombëtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *