Librat e humbur të bibliotekës së Konicës vijnë në Shqipëri

dedikimi i Asdrenit te Psallme MurguLibrat e Bibliotekës së humbur Faik Konicës do të dorëzohen në Bibliotekën Kombëtare.

Lajmin e konfirmon vet BKSH, e cila në një njoftim të saj sqaron se ata “Janë gjetur në SHBA falë pasionit, punës kërkimore të studiuesit Agron Alibali dhe, në përgjigje të amanetit të vetë Konicës, i besohen Bibliotekës Kombëtare, duke lejuar kështu edhe  pasurimin e koleksionit bibliotekar kushtuar veprës dhe personalitetit të Faik Konica pranë këtij institucioni”.

Librat e gjetur prej bibliotekës së Konicës bartin etiketën e famshme “Ex Libris” së tij dhe autografe dedikuese të autorëve për vetë Konicën. “Psallme murgu” të Asdrenit, “Popolo, lingua e letteratura albanese” e Gaetano Petrotës, edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis” dhuruar po me dedikim latinisht nga vetë Gjergj Fishta etj, i shndërrojnë këto libra në bartës afektesh të shumëfishta, të cilave u shtohen edhe ato të bashkohësisë sonë.

Biblioteka ende e humbur e Konicës numëronte rreth 2000 tituj.

Studiuesi Agron Alibali, i cili ka bërë kërkimin, së shpejti do të botojë edhe një monografi për Faik Konicën, mbështetur edhe në arkivën e tij diplomatike të zbuluar para disa kohësh në Itali.

(Pasqyre.al)

Shenimi i Fishtes latinisht per Konicen

Etiketa e Konices

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *