KTHIM NË KOHË/ Faza e rrëmujshme e tranzicionit në Shqipëri nga komunizmi në demokraci

 

Ambasada Austriake dhe Galeria e Artit e Bashkisë Shkodër çelin të premten 02 shkurt 2018, në orën 18:00, ekspozitën fotografike të fotografit e antropologut austriak Robert Pichler, kuruar nga Edit Pula.

“Kthim në kohë. Shqipëria e Viteve 90-të.
Flashback. Albania in the 90s”

Një Bisedë me Artistin do të vijojë
të shtunën 03 shkurt 2018 (ora 11.00)

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër
nga data 02.02.2018 – 17.02.2018

Ekspozita e Pichler prezanton fotografi nga Shqipëria e Veriut dhe Shkodra në Vitet 90 dhe tematizon fazën e rrëmujshme të tranzicionit në Shqipëri nga komunizmi në demokraci. Kjo ekspozitë lëvizëse, e cila nisi udhëtimin e saj verën e shkuar në Stacionin e Autobusëve të zonës së Veriut në Tiranë, u shfaq për herë të parë në Muzeun Historik të Bajram Currit, do të ndalet dy javë në Shkodër, për të vazhduar rrugëtimin e saj më tej edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

ç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *