Kravatat e Ramushit “shkojnë” në Britani!

E përditshmja britanike  The Guardian ka vendosur në faqe të parë të saj një foto dite nga Kosova.

“Ndihmat” që iu ofruan Kryeministrit Ramush Haradinaj ditën e djeshme nga disa qytetarë, bënë bujë në mediat ndërkombëtare. Së fundi edhe The Guardian e ka ilustruar ballinën  e saj me fotografinë e kravatave të varura në rrethojën e Qeverisë së Kosoëvs.

Kryeministri e justifikoi rritjen e rrogës për vetveten dhe stafin e tij, duke thënë që atij i duhen para edhe për shpenzime elementare (si këmisha e kravata etj).

Reaksioni nga ana e shoqërisë, ishte i menjëhershëm, ata mblodhën kravata, çorape e këmisha dhe ia dorëzuan atij, në mënyrë që ta “ndihnin”!/GazetaObserver

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *