Kozeta Kurti i përvishet Ronela Hajatit: Mëso të flasësh e të kesh etikë pastaj…

Gazetarja Kozeta Kurti i është përveshur këngëtares Ronela Hajati.

Kjo e fundit në një intervistë ka thënë se ka njerëz në RTSH që janë aty që prej kojës kur në punë i ka futur babai i saj i ndjerë.

Kurti, punonjëse më RTSH e pjesë e disa projekteve muzikore, i shkruaj Ronelës “të mësojë të flasë e të ketë etikë para de të pretendojë Festivalin Europian.

 

Statsu i Kurtit

 

Degjova Ronela Hajatin te thoshte ne “Thumb” : “Ne RTSH ka shume njerez qe jane aty qe kur babai im i ka vene ne pune. Tani babai im ka vdekur dhe duhet te kishin ikur edhe ata”
Se pari: mos thuaj per babain “ vdiq”. Bej ne muzike nje te nje milionten e tij. Se ai prandaj nuk “vdiq”, por “u nda nga jeta” dhe te gjithe kane respekt per te, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me te ndjerin babanë tend. Kete vit eshte ne Eurovizion kengetari me i mire qe ka prodhuar ndonjehere ky vend e babai yt do ta kishte duatrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtoreve dhe do kish’ qene krenar per “te lashtet” apo te “njomët” qe e votuan e duatrokiten kengen “Mall”.
Se dyti : Ronel’, ben shume mire qe e aspiron Festivalin Europian, se te pakten endrrat pa leke i kemi, por merre ne konsiderate nje keshille: Prit Ronel’! Meso te flasesh ne televizion, meso te mos e quash punen tende “gjëja”, meso te kesh etike, meso te kuptosh kur gabon dhe reflekto, pastaj aty eshte edhe Europa!
Se fundmi Ronel’! Eja ne Festival! Sot xhiruam spotin qe njofton autoret e interpretuesit te sjellin materialet e tyre per edicionin e 57-te!
Ku i dihet… ndonje nga ata te “lashtet” qe jane ne pune qe prej kohes se babait tend, mund te negocioje e te te shpallin fituese dhe keshtu…. endrra jote per Europen vjen ende me afer! Vetem se…. “a do jene më ata te lashtet qe duhet te ishin larguar qe pas ikjes se babait tend, apo ne nje rast si ky, jane ata qe me ne fund u treguan zoterinj e bene zgjedhjen me te mire”?
Perqafime nga une!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *