Koncerti i Alban Skënderaj/ “Ti ke sytë me të cilat dua të shoh botën”, salla surprizohet nga propozimi për martesë

Koncerti recital i këngëtarit shumë të dashur, Alban Skënderaj, ka mbledhur bashkë shumë njerëz, duke filluar nga personazhe të ndryshëm deri tek adhuruesit e muzikës së tij.

Gjatë koncertit një surprizë ka ndodhur për një nga vajzat e pranishme… Ajo është ngjitur në skenë me pretekstin se ishte fituese e një shorteu të organizuar nga produksioni, por aty ka përjetur emocionet e forta, pasi ka dëgjuar fjalët emocionuese të partnerit të vet. Ai i tha asaj se kish qenë forca e tij në momentet më të vështira.

Surpriza ishte kur djali i propozoi martesë vajzës në sytë e 2000 spektatorëve. “Ti ke sytë me të cilat dua të shoh botën”, – ishin fjalët e tij duke prekur të gjithë të pranishmit dhe duke i bërë të shpërthejnë në duartrokitje. Djali u ul në gjunjë dhe i kërkoi të bëhej bashkëshortja e tij dhe Albani i ftoi të qëndronin në skenë për të dëgjuar e kërcyer sëbashku këngën “Unë dhe Ti”. /revistawho.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *