Këshilltari i Ramës: Kryeministria mezi u pastrua

Këshilltari i Kryeminsitrit për Urbanistikën Artan Shkreli, ka deklaruar se njollat e bojës me të cilën u godit godina e kryeministrisë gjatë protestave mezi është pastruar. Sipas tij, veshja e godinës ëshët më e ndjehsme ndaj substancave kimike.

“Problem jo i vogël heqja e njollave të bojës hedhur nga protestuesit në fasadën e Kryeministrisë. Travertina poroze e thith ngjyrën më tepër se veshjet e tjera të gurit pasi substancat e forta depërtojnë lehtë në të. Fasada u pastrua vetëm me agjentë kimikë, por veshja gjthësesi paraqet probleme nga vjetërsia dhe kërkon trajtime speciale në të ardhmen – nëse duam të ruajmë pllakat origjinale”-ka shkruar ai në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *