Josif Papagjoni: Njerëz të traumatizuar nga raportet dashurore të ndera

 

Sa u ktheva nga shfaqja “Nje engjell ne katin e 11” e teatrit Metropol, drama dhe regjia Stefan Çapaliku, skenografia Sadik Spahia. Nje tekst i botuar, e kisha pare ne nje version regjisorial te mehershem, por kjo shfaqje kishe shume me shume energji, nje tension psikik ne rritje, ku gjithçka dukej se qerthullohej nga ideja e nje shoqerie nervoze (familja, qeliza e saj), njerez te traumatizuar nga raportet dashurore te ndera, ku neurozat, dyshimet, fshikujt e jetes, marredhenia qe leviz ne zgripin e respektit, mosbesimit, egos, provokimit i hedhin benzine asaj qe duhet te jete paqja, streha, lumturia dhe perkushtimi ne dashuri. Ne kontekstet qe autori jep gjate ligjerimit dramatik vibron ideja e nje lidhjeje te veshtire, ku dashuria ecejaket e shqetesuar mes nervozizmit, pamundesise se njohjes se tjetrit, moskuptimit dhe nevojes per kompromis, pra per respekt. Mirepo udha drejt pranimit te tjetrit kalon permes mosbesimit, konfliktit, here-here tinezise se femres per ta provuar mashkullin e saj ne situata sprove, si per t’i marre atij perkushtimin maksimal dhe “vetemohimin” ne nje rast te rende, sikunder, nga ana tjeter, mashkulli, burri, i dashuri, kalon ne kalvarin e tij te rrezikut, kur shija e erotizmit eshte e provokuar keqas nga mundesia e nje “kapje ne flagrance” prej burrit te improvizuar te gruas. Kjo loje me nervat, ky “teater” i mbrapshte, perpos si element i trysnise dhe suspanses, shperfaqet enkas dhe si nje fare dhune qe te dy individet e lidhur ne dashuri ushtrojne kundrejt njeri-tjetrit. Pra dashuria eshte, ne nje sens, dhune dhe mashtrim, nje loje nervash dhe egosh qe rezulton ne shkretim dhe traum. Ç’eshte dashuria, seks, respekt, detyrim apo perkushtim pa limit? Dhuna behet edhe me e hapur, sidomos nga koncepti regjisorial, permes ligjerimit te Deshmitarit apo Emisarit te nje sekti te krishtere, qe kumton porosite biblike si urdhra te pakundershtueshem ndaj çiftit ende te palidhur ne martese, por qe perpos padurimit te mashkullit, i sjell vdekjen (ne forme kryeqezimi) vete ketij emisari biblik. Kesisoj doktrinat, pra dhe ajo fetare, kthehen ne dhune ndaj lirise ne dashuri, kur martesa shnderrohet ne vargua. Ato e shnderrojne porosine morale ne autoritet abuziv, prej te cilit njerezit duan t’i bishtnojne, pasi ajo cungon lirine e tyre. Edhe nga pikepamja e mizanskenes kjo eshte zgjidhur drejt, me ndjekjet e Deshmitarit ndaj burrit si dhe me menyren e vrazhdet te ligjerimit te tij. Ne kete shenim per shfaqjen do desha te vleresoja veçanerisht lojen e forte sa dhe te projektuar mire si performim aktorial posaçerisht te Ilirda Bejlerit. Ajo solli pikerisht gruan e forte, nervoze, qe kerkon vemendje nga i dashuri i saj deri ne eperi, madje duke e tepruar me sprova pa sens, cinike dhe alogjike. Aktorja kishte sa fuqi zanore per te perballuar situatat e neurozes se rolit, aq dhe plastike te hijshme dhe energji fizike. Nje kontraste shpesh te kendshme me te krijonte Ervin Bejleri ne rolin e burrit, ne tone me te qeta, ironike, qe shkaktonte dhe humor, sikunder me pas shkonte ne shqetesime te brendshme, por qe, ne rastet e shperthimeve do te kerkonin nje perpunim me te mire te zerit. Erion Himaj e kishte zgjidhur rolin e tij ne linja disi groteske, si per te dhene anen qesharake dhe ironike te dhunes se fjales te kthyer ne dogme, te ligjerimit, doktrinave, klisheve morale. Por une do ta kisha dashur disi me ndryshe dhenien e kesaj dhune ligjerimore. Disa çaste muzikore te kenduara drejtperdrejt nga aktori Bejleri qene vertet te bukura… Urime dramaturgut, regjisorit Çapaliku, aktoreve dhe gjithe ekipit realizues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *