Jam i njëjti idiot, por më marrin seriozisht

“Jeta jote siç e ke njohur ka marrë fund”-ma thanë menjëherë pas lajmit të ardhur nga Stokholmi, disa që e kishin fituar çmimin përpara meje. Picëron sytë ndërsa flet John Michael Kosterlitz, i vlerësuar me çmimin Nobel për fizikë në 2016 për kërkimet për gjendjen esotike të materies. Bëhet fjalë për material special të njohura në gjuhën e zanatit si “topologjikë” të cilët do të shërbejnë për elektronikën e gjeneratës së re dhe për superkonduktorët. Të cilët do shfaqen në tregun e kompiuterave kuantikë, në gjendje të studiojnë atë që sot nuk mundemi për shkak të mungesës së fuqisë së softuerëve.
E ardhmja duhet t’ia dijë për faleminderit njeriut që lindi në Aderdeen, Skoci 74 vjet më parë dhe tani professor në Brown University, Providence, SHBA.
Studiues i fenomeneve të çuditëshme që ndodhin tek atomet në temperaturat afër 0 absolute, pra diku rreth -273 gradë Celsius, vogëlsirat e jetës së përditëshme nuk i interesojnë. Dhe kur e pyesin, picëron rishtas sytë.

Pyetje-Po tani profesor,çfarë provon pas metamorfozës në Nobel?

Kosterlitz-Marr ftesa gjithandej dhe më kërkojnë fjalime. Rri në këmbë duke folur për gjëra që nuk i merr vesh dhe zbulon se je një talent.

Pyetje-Prej oratori?

Kosterlitz-Të gjithë më marrin seriozisht megjithëse jam i njëjti idiot. Dua të them që jam po ai që kam qenë edhe më parë

Pyetje-Nuk të eksiton fama?

Kosterlitz- Vështirë ta thuash që të eksiton një eksperiencë që përsëritet çdo ditë me shtrëngime duarsh dhe autografe

Pyetje-Çdo fitues Nobeli është një star, dhe nga Ju dhe kolegët Tuaj pritet një urtësi që tek të tjerët mungon

Kosterlitz-Është e çuditëshme. Je i rrethuar nga një respekt i përgjithshëm, megjithëse ti nuk di asgjë më shumë nga ato që dije dy vjet më parë

Pyetje-Qyshse e fitove sa ke udhëtuar?

Kosterlitz-Sa të duash, dhe e bukura është që udhëtoj në klasin ekonomik

Pyetje-Cili është vendi ku keni qenë më shumë i ngarkuar?

Kosterlitz-Në Korenë e Jugut dhe Kinë. Programi ishte frenetik dhe nuk gjeja kohë për pushim

Pyetje-Po në Providence, në Rhode Island, ku jepni mësim, ia dilni të pushoni?

Kosterlitz-Le të themi që nuk luftoj më për të gjetur një grant, pra një financim kërkimesh

Pyetje-Ndërsa për kolegët tuaj është ndryshe, iu duhet të luftojnë për fonde?

Kosterlitz-Sigurisht. Në SHBA një studiues matet nga zotësia që ka për të thithur fonde

Pyetje-Si e kujton jetën në Torino, pasi u laurove në Oxford?

Kosterlitz-Isha me fat, pasi ishte koha e hipive dhe nuk ishte gara të gjeje punë apo para. Mbi të gjitha gëzoje gjëra që sot as mund ti mendosh.

Pyetje-Çfarë ishte lumturia në ato kohë?

Kosterlitz-Kombinim i fizikës teorike me pasionin e ngjitjes në mal

Pyetje-Jeni optimist apo pesimist për të ardhmen?

Kosterlitz-Duhet shtyrë përpara. Duhet ti përshtatemi realitetit dhe shkencëtarët duhet të zgjidhin problemet që bie koha.

Pyetje-Çfarë mendoni për shkencëtarët që bëhen milionerë?

Kosterlitz-Me shkencën nuk bëhesh i pasur.

Pyetje-Një pyetje e pashmangshme për ata që ëndërrojnë Nobelin: çfarë duhet që ta arrish?

Kosterlitz-Kërkimi është 95% frustrim dhe dështim dhe vetëm 5% sukses.

Pyetje-Atëhere pse duhet t’i futesh shkencës?

Kosterlitz-Sepse duhet të bësh atë që dashuron

Pyetje-Keni qenë gjithmonë i mirë në matematikë?

Kosterlitz-Le të themi që e shtyja

Pyetje-Shumë të rinj në Evropë dhe SHBA e urrejnë matematikën. Si mund të bëhet më e dashur?

Kosterlitz-Matematika është një instrument dhe jo një obsession. Mos e kaloni jetën duke menduar për numrat tej kohës së punës. Përndryshe i bie që të merresh gjithë jetën me përmirësimin e lopatës vetëm sepse do të hapësh një gropë që ndërkohë mund ta hapësh me çdo lloj lopate

Pyetje-Nuk mendoni që shkencëtarët duhet të jenë më shumë pjesë e jetës publike?

Kosterlitz-E kemi të vështirë të kuptojmë publikun. Përkundrazi, shkenca duhet të bëhet pjesë e bagazhit kulturor të gjithsecilit

Pyetje-Thuhet që Brexit ishte një disfatë për ju shkencëtarët?

Kosterlitz-Ishte një budallallëk por do mbijetojmë. Edhe Britania do mbijetojë.DH/dritare.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *