In memoriam për Aldo Grimcin, kompozitorin e Vaçe Zelës

 

Nga Sadik Bejko

Kompozitori me jete gjate shqiptar ka vdekur 99 vjec ne Itali ku jetonte qe nga viti 1992.
Abdullah, apo Aldo Grimci ishte nje muzikant shqiptar qe ka lindur me 1917. Ishte shkodran. Ishte shkolluar ne Itali. Ishte martuar me nje italiane. Shkruante muzike. Kenge te lehte, pjese simfonike, opera. Punoi ne nje redaksi qe botonte e perhapte krijimtari muzukore te artisteve shqiptare.
Do te mbahet mend se i pari themeloi Redaksine e krijimtarise muzikore ne Radio Tirana. Themeloi Festivalin e muzikes ne Radio Televizion qe vazhdon edhe sot.

Fitoi cmimin e pare ne kete festival me kengen “Femija i pare”, kenduar nga Vace Zela. Duke jetuar ne Tirane, ne qendren me te madhe te aktiviteteve artistike, por me vetedashje pa rene ne sy, ai kishte sjelljet e nje fisniku te rene nga vakti.

Djali i tij mjek ishte po aq i ne brishte ne sjellje dhe po aq simpatik e i embel ne pamje, ashtu si Aldoja, sa te dukej se ishin te ardhur nga ne planet a nga ne kohe e panjohur ne terrenin e komunizmit te ashper shqiptar.

Te brishte, te qelqte, te veteterhequr ne skaje, ata ngjanin se benin jeten e atij qe i pelqen te rritet nen hije. Ne qejf te vet. Kjo mbase ishte nje pershtypje e imja që i njoha shume pak dhe vetem nga larg.

Komuizmi shqiptar qe donte njerez te ashper u mund nga embelsia e delikatesa e sjelljeve te buta te njerezve si Aldo Grimci. Ai kontribuonte per te miren, por pa asnje fije protagonizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *