Gruaja e Xhon Lenon: David Bowie, baba i dytë për tim bir

“Xhon dhe David e respektonin njëri-tjetrin. Ata shkonin shumë si nga ana intelektuale edhe nga talenti. Meqë unë e Xhon kishim shumë pak miq, e ndjenim atë po aq të afërt sa edhe familje”.

Ky ka qenë postimi i artistes Yoko Ono, bashkëshortja e Xhon Lenon për këngëtarin David Bowei.

Ajo kujton se pas vdekjes së Xhon, David, gjendej gjithmonë për të dhe për të birin Sean.

Kur Sean ishte në shkollë me konvikt në Zvicër, David e merrte atë gjithnjë dhe e çonte nëpër muze, madje e lejonte të ishte i pranishëm në studion muzikore kur regjistronte në Gjenevë”.

Për këtë arsye e për shkak të miqësisë së madhe që artistët kanë pasur me njëri-tjetrin Yoko Ono, shton se për të birin Sean, humbja e David është humbja e një tjetër figure atërore.

“Do të jetë e vështirë për të, e di. Por ne kemi disa kujtime të ëmbla që do të qëndrojnë me ne gjithnnjë”- përfundon postimin e saj Yoko Ono.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *