“Gjon Mili”, zbuloni muzeun e ri të fotografisë

Nisur nga ideja për të fotografuar objekte ose njerëz në lëvizje, vendosa të eksperimentoja një teknikë të re si light painting, për ketë vendosa të takoj Pikason. Gjendesha në jug të Francës dhe e dija që dhe Pikaso kalonte muajt e verës aty. Disa të njohur më thanë se mund ta gjeja në plazh. Dhe ashtu bëra. I qepur pas plazhit ku Pikaso shkonte çdo ditë për not, e vrojtova atë nga një distancë për një mëngjes të tërë, derisa kuptova dhe u mësova me të. Ditën tjetër kur ai po largohej nga plazhi, i dola përpara dhe i preva rrugën. “Më falni. Jam fotograf, jam fotograf dhe do të doja t’ju bëja një portret”. “Oh, tha ai, duke qeshur dhe u vu në pozë”. “Seriozisht, i thashë dhe në atë çast i tregova atij një fotografi të marrë në errësirë ku tregohej kërcimi i një patinatoreje i skicuar prej dritash të vendosura në patinat e saj”.

Një rrëfim i kahershëm u risoll në vëmendje, kur për fotografin shqiptaro-amerikan u bë një film nga Yllka Gjollesha.

Tanimë, një tjetër lajm vjen nga Korça.

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e godinës që do të strehojë Muzeun e Fotografisë “Gjon Mili” në Bashkia Korçë.

TAP,  si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore, ka marrë përsipër rikonstruksionin e plotë të godinës dhe përshtatjen e saj në një muze duke i dhuruar Korçës dhe turistëve nje hapësirë më shumë kushtuar kulturës, njofton TAP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *