Gjinekologët japin shpjegimin: Si ka mundur Kate të ngrihet në këmbë menjëherë pas tre lindjeve

Dukesha e Kembrixhit solli në jetë trashëgimtarin e tretë të fronit mbretëror dhe në rrjetet sociale, nuk po flitet për asgjë tjetër veçse për Kate Middleton dhe të porsalindurin.

Rreth orës së 11:00 Dukesha lindi në mënyrë natyrale foshnjën që peshonte rreth 3 kilogramë e 900 gramë dhe shtatë orë më pas ajo u shfaq në dyert e spitalit Lindo Ëing duke buzëqeshur, jo vetëm sikur të mos kishte lindur, por sikur të ishte kthyer nga pushimet.

Pas pesë orësh në sallën e lindjes ajo solli në jetë princin e vogël rreth orës 11 dhe po brenda ditës u kthye me të voglin në pallatin mbretëror.

Të gjitha gratë kanë një pyetje ? Si ia ka dalë dhe si ia doli që pas tre lindjeve Dukesha të qëndrojë majë takave dhe të përshëndesë turma njerëzish që i qëndrojnë përballë, kur një grua e thjeshtë nuk çohet dot as nga krevati pa ndihmë.

Përgjigja është e thjeshtë, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ! Kate Middleton u fut në një gjendje hipnoze gjatë tre lindjeve.

Çfarë është lindja me hipnozë?

Një teknikë e adoptuar nga nënat e famshëm, përfshirë Angelina Jolie, Gisele Bundchen dhe Giovanna Fletcher, Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit.

Hypnobirthing është bazuar në hulumtimin e Dr Grantley Dick-Reid, një obstetër anglez, i cili ka publikuar librin e tij “Lindja pa frikë” në vitin 1933.

Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua është e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë. Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve. Kjo teknikë sigurisht nuk përjashton përdorimin e qetësuesve të tjerë medicinalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *