George Michael dhuroi 500.000 paund për Kosovën në vitin 1999

Ylli i muzikës pop George Michael  ka dhuruar një shumë prej 500.000 paundsh për Kosovën në vitin 1999.

Michael tha në atë kohë se gjendja e kosovarëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre ka qenë arsyeja kryesore për vendimin e tij për të mbështetur NetAid.

Këngëtari i famshëm vdiq papritur nga një pushim i zemrës në moshën 53 vjeçare mëngjesin e Krishtlindjeve. Veç të qenit një artist i madh, George njihet edhe për aktet e pafundme të bamirësisë të cilat  preferonte t’i mbante larg ekspozimit publik./ Burimi: The Guardian

Linku i shkrimit: https://www.theguardian.com/world/1999/sep/17/balkans1

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *