Genc Tukiçi e Inva Mula bëhen bashkë në Town Hall, Nju Jork

tukiciInva Mula, sopranoja e njohur shqiptare do të interpretojë përpunimet dhe orkestrimet e  muzikantit të njohur Genc Tukiçi, në një koncert të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj së bashku  me orkestren Simfonike të Nju Jorkut më 26 mars të këtij viti në NYC , një nga metroplet më të fuqishme në botë .

Lajmine  ka publikuar vet pianisti dhe kompozitori i njohur, Genc Tukiçi, i cili shkruan në  Facebook:

Jam shumë i gëzuar t’ju njoftoj për koncertin e datës 26 mars 2016 në  Nju Jork në Town Hall , ku sopranoja e famshme Inva Mula do  interpretojë përpunimet dhe orkestrimet e mia mbi krijimet më të bukura patriotike shqiptare në një  koncert të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me orkestren Simfonike të Nju Jorkut .  Dëshëroj të vinë  shumë, që të mund të ndajmë emocionet së bashku. Krenar që jam shqiptar”.

Town Hall në Nju Jork, ka një hapësirë me kapacitet prej 2 mijë vetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *