Gaqo Apostoli: Sonte do të këndoj Çelentanon, në kujtim të Françesk Radit

Në kujtim të Françesk Radit e në nderim të Çelentanos.

Ky është thelbi i njoftimin të Gaqo Apostomit për sonte në mbrëmje. Ai bën një ftesë të veçantë për të gjithë miqtë e tij dhe miqtë e muzikës së bukur.

 

Mirëmëngjes o Njerëz të Mirë
Të dashur Miq,

Do të doja t’Ju njoftoja që sonte në mbrëmje, dt. 12 Janar 2018, ora 21.00, jam i ftuar në emisionin e drejtuar nga Moderatori sa simpatik aq edhe historik, Alban Dudushi, në Top Show Magazine, ku do të kendoj disa këngë të Adriano Celentano-s, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij.

Këto këngë i konsideroj edhe si nje homazh në kujtim te Kantautorit tonë të madh, Mikut tim të Shtrenjtë, Francesk RADI, me të cilin pata nderin e madh të këndoja para 10 vitesh në Top Channel ne emisionin “CELENTANO”.

Me dashuri pa kufi,
Gaqo APOSTOLI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *