Fullani i shkruan Doktor Gjilpërës për makthet dhe ëndrrat e natës

Pasi ditën e djeshme shtimë në duar letrën e psikokoges së ish drejtonjësit të bankës, as sot nuk mu nda pezmi i thellë që më kapi qysh dje. Ish-guvernati qe prekur në shpyrt nga fjalët e mia prej njeriu që vij nga Avropa e çoç di ca më shumë mbi këto punë. Letra e tij e sotme, ma ka thelluar brengën për këtë njeri që po e bren ankthi dhe pagjumësia, pas humbjes pa nam e nishan të thesarit të shtetit. 

I dashur doktor,
Ju shkruaj ju se kam bindjen e plotë se veçse ju mund të më kuptoni, duke qenë i barazlarguar nga klanet e pazaret e Zullulandit. I dashur doktor, aryseja pse ju shkruaj është se duke pasur besim në aftësitë tuaja profesionale, mund të më gjeni një kurë të përshtatshme për shërim, mbase edhe duke ua shpjeguar rastin time kolegëve tuaj të jashtëm, që nuk kanë lidhje me shëndetësinë falas të Beqjes. E që tua shpjegoni si duhet atyre, së pari, po ua shpjegoj unë ju.
Që prej kur jam shkarkuar nga detyra e Guvernatorit kam vuajtur nga ankthi para gjumit, nga stresi e nga anoreksia. Tërë këto muaj kam bërë një gjumë të shqetësuar me ëndrra, ankthe e makthe: shoh thesaret e bankës, para, shumë para dhe më duket vetja si Plaku Grande; shoh eurot që i hedh në qiell e më bien në tokë, prerje 500-she të kuptohemi; shoh makina jashte serie Bugatti Royale, Porsche Carrera, Lamborghini, Bugatti; shoh ora, ora dore që më lënë pa fjalë Richard Mille, Louis Moinet, Patek Philippe; shoh Majorkën, Dubain, Karaibet, Valetën; shoh masazhe orientale, shoh 7 virgjëresha që më bëjnë hije me gjethe palme; e shoh veten të veshur e të kollasur, sa në Sheraton në “15 katsh”, nëpër avionë në klasin e biznesit, që udhëtoj për në takime të nivelit të lartë; shoh që me telefonon Rama, Berisha, Basha, Nano; të gjithë këto në ëndrra i dashur doktor. I shoh të gjitha dhe sa po shkoj ti prek, më del gjumi dhe ulëras i lebetitur, i lemerisur, i leckosur e i prangosur në një botë të re që nuk është më imja. Në ëndrra doktor, vetëm në ëndrra e gjej jetën time të mëparshme, por sapo e prek, si ta kishte prekur gjarpri zgjohem. Vuaj nga makthet e ankthet, kam haluçinacione, rrethi i syve më ka rënë gjer afër buzëve, ka filluar më zë tensioni, nuk kam më oreks, as haviarin, nuk e qas më, as shampanjën, as verën e paraluftës nuk e pi dot më.
Stresi im ëshët maksimal. Gjatë intervsitave që kam dhënë për gjykatën, kam rrëfyer përjetimet e mija pas zhdukjes pa nam e pa nishan të 713 milionëve në BSH, ngjarje për të cilën jam krejt i pafajshëm. Asnjë çast se kam menduar se do më implikonin mua. Shqetësimi im kryesor ka qenë gjithnjë evidentimi i masave që duhej të ishin marrë për të mos rrezikuar stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit. Ngjarje të këtilla, nuk ndodhin tek ne për herë të parë, por doktor, shigjetat mi kanë drejtuar mua, e kjo më dhemb në shpirt.
Stresi doktor siç më ka shpjeguar psikologia ndikon te të gjitha organet jetësore dhe jep një sërë problemesh, si dhimbje koke, këputje fizike, lodhje dhe unë këto simptoma i kam gjithë kohën me një intensitet të konsiderueshëm. Pagjumësia është një tjetër problem, por të paktën më mirë që nuk fle se vuaj nga ëndrrat.
Doktor, ju lutem gjemëni një kurë të shpëtoj nga këto tmerre.
Me respekt i vojturi e i pafajshmi Ardian Fullani
Për të Drejtin e të Pacensuruarin, Doktor Gjilpëra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *