Forumi Rebirth Love Difference mbahet në Tiranë

Për herë të parë, Forumi Rebirth Love Difference, një aktivitet ndërkombëtar i Fondazione Pistoletto do të organizohet në Shqipëri si pjesë e projekteve speciale të Mediterranea 18, Bienales së Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu, e realizuar nën drejtimin artistik të Driant Zenelit.

 

Forumi Rebirth Tirana, ju fton të merrni pjesë në një dialog që zhvillohet nga data 26 maj deri në 27 maj në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa në ditën e fundit në Skenën e Re Turbina. Dialogu zhvillohet rreth 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të UNESCO-s, veçanërisht rreth qëllimit 8 – lidhur me zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, 11 – lidhur me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e cilësisë së vendbanimeve urbane 16 – lidhur me promovimin e shoqërisë paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm që lejon akses në drejtësi për të gjithë si dhe krijimin e institucioneve efikase dhe përgjegjëse.

Qëllimi i Forumit Rebirth në Tiranë është të prezantojë punën e pjesëmarrësve të ftuar, rreth gjashtëdhjetë vetë në numër, të cilët janë përfaqësues të shkollave, universiteteve, organizatave jofitimprurëse, autoriteteve lokale dhe institucioneve të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit do të zhvillojnë një dialog se si çdo individ ose grup individësh nëpërmjet projekteve, përvojave individuale ose kolektive mund të bashkëpunojnë duke ndjekur drejtimin e qëllimeve të propozuara nga UNESCO. Qëllimi i Forumit është të aktivizojë sfidën e një dialogu ndërdisiplinor me potencialin e aktivizimit të rezultatit në nivel lokal dhe mundësinë e bashkëveprimit me rrjetin e themeluar tashmë nga Fondacioni Michelangelo Pistoletto të quajtur Gjeografia e Ndryshimit.

Love Difference

Është lëvizje artistike për një politikë ndërmesdhetare, është një organizatë kulturore, e themeluar nga Michelangelo Pistoletto dhe Cittadellarte në vitin 2002, qëllimi i së cilës është të trajtojë kontrastet dhe tensionet e  krijuara prej  kulturave të ndryshme, përmes artit dhe krijimtarisë, në mënyrë që të zgjidhen këto tensione përmes takimit, shkëmbimit, kanalizimit të energjive ekzistuese në një drejtim të tillë që shmang përplasjet. Love Difference aktivizon një rrjet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, artistëve, arkitektëve, shkrimtarëve dhe kërkuesve në vende të veçanta në  zonën e Mesdheut, i cili  ka  për qëllim zhvillimin e projekteve artistike në favor të një  shndërrimi  të përgjegjshëm të shoqërisë. Subjekte të ndryshme të artit, të kulturës, të fesë dhe të shkencave të lidhura këtë rrjet, bashkëpunojnë në realizimin e projekteve dhe veprimtarive, në të cilat kreativiteti krijon  perspektiva të reja për të gjithë shoqërinë.

 

Gjashtëdhjetë të ftuarit do të punojnë në 8 tavolina, ku do të zhvillohen bisedat rreth tematikës së propozuar. Pikat që do të dalin nga biseda do të ndahen me të gjithë  pjesëmarrësit nëpërmjet një lehtësuesi (facilitator) i cili do të jetë përgjegjës në dhënien dhe ndarjen e bisedës/konkluzioneve me grupin e vet. Ne do të dëshironim që ju të merrni pjesë si pjesëmarrës gjatë ditëve të zhvillimit të Forumit Rebirth më 26-28 maj. Në të bashkëlidhur gjeni dhe axhendën e forumit për të treja ditët e zhvillimit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *