Forumi i Trashëgimisë: Ministria jep leje për HEC… dhe për shkatërrimin e bulevardit ‘Republika’ në Korçë ( FOTO)

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka denoncuar në një ndërtim të ri në bulevardin Republika në Korçë.

Duke postuar dy foto, Forumi shkruan: “Po ndodh në Korçë – në bulevardin Republika.

Nën sytë e Ministrisë së Kulturës, e cila është e zënë me lejen e HEC në kanionet e Nivicës”. Mandej komenti tjetër i organizatës së intelektualëve që mbrojnë trashëgiminë është:  “QUO VADIS Mirela Kumbaro!!! Ku është Instituti i yt i Monumenteve të Kulturës, që është shndërruar në një organ që jep leje ndërtimi nëpër Shqipëri dhe terrorizon profesionistët e sektorit që hapin gojën? Ku është Ministria e Kultures që po mbulohet me turp dhe po merr pjesë me mosveprimin e saj në shkatërrimin e aseteve kulturore e trashëgimore të vendit që duhet t’i ruajë?”.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Kulturës për ndërtimin në fjalë.  (Pasqyre.al)

republika korce

korce

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *