Fjalët e fundit që Wolinski i tha gruas, para se të ekzekutohej në zyrat e Charlie Hebdo

Shkrimtarja dhe gazetarja Maryse Wolinski dhe Georges Wolinski ishin së bashku për 47 vjet, derisa sulmi mbi Charlie Hebdo i ndau ata. E veja e tij, sapo ka botuar një libër që heton rrethanat e ngjarjes, të cilin e ka quajtur “Cherie, Vais je à Charlie ‘.

Titulli është gjëja e fundit që burri im tha. Dita filloi normalisht, si çdo ditë. Por jo dhe aq zakonisht, pas asaj që ndodhi. Kemi biseduar për gjërat që kishim për të bërë atë ditë. Pastaj po bëheshim gati për punë kur burri im erdhi për të më thënë: ” E dashur, unë po shkoj nga Charlie”.

Unë shkova  në  një takim dhe e kisha fikur telefonin tim celular gjatë kohës që ka ndodhur masakra, tragjedia.

Isha në taksi, kur pashë që në telefonin tim kishin ardhur qindra mesazhe që më pyesnin si ishte Georges. Dhe unë nuk e kuptova, natyrisht. Kështu që pyeta për diçka taksistin kur ai më tha “Çfarë po bënte burri juaj? i thashë se ishte në Charlie Hebdo. Pas kësaj taksisti më tha – “Zonjë, duhet t’ju them se ka ka pasur një sulm në Charlie Hebdo”.

Fillova të dridhesha. Ai më çoi në shtëpi dhe atë shofer taksie unë kurrë nuk do ta harroj. Më shoqëroi në derën time me lot në syt  dhe tha: “Unë do të lutem për burrin tuaj.

Por nuk kishte më vlerë ajo lutje pasi  burri im  tashmë kishte i vdekur. Ai kishte marrë katër plumba dhe i pari i kishte prekur aortën e tij, kështu që ai vdiq menjëherë.

Gjatë muajit dhjetor e kam parë Georges shumë të zymtë dhe pyesja veten ‘pse vallë?” Dhe ai foli shumë se ishte duke vdekur, se do të vdiste. Ai thoshte: “Çfarë do të bëni ju kur unë të vdes ( për mua dhe vajzën tonë)? Çfarë do të ndodhë me ju? Unë nuk kam mbrojtur mjaft” – edhe pse ai më ka  mbrojtur mua mjaftueshëm.

Por unë nuk kam bërë të njëjtën gjë. Ndihem pak fajtore për këtë, në të vërtetë. Kurrë nuk më kishin kaluar në  mendjen time se me të vërtetë ishin aq shumë kërcënime. Ai kurrë nuk foli për këtë! Po ta kisha ditur  thjesht do t’I kisha thënë të mos shkonte më në punë.

Por unë nuk e dija dhe sigurisht aq nuk e kisha imagjinuar atë që ndodhi”, ka rrëfyer gruaja e Georges Wolinski.

( Pasqyre.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *