Familja shokohet kur mëson se piktura e Rembrandit që ruanin në bodrum kushton 4 milionë dollarë

 

Një familje nga Nju Xhersi është shokuar kur ka mësuar se piktura e Rembrandit që ata ruanin në bodrum vlente 4 milionë dollarë.
Ata shkuan ta shisnin në një ankand për 800 dollarë por vlera e saj aty shkoi në 1 milionë dollarë.
Vepra është realizuar në vitin 1624-1625 kur artisti ishte ende adoleshent. U ble nga familja Landau në Nju Xhersi më 1930 por askush nuk dinte as historinë e as vlerën e saj.
Piktura ishte pjesë e një serie prej pesë veprash të Rembrandt ku janë piktuar senset.
Piktura në fjalë është “Smell” (Aroma) u gjet në bodrumin e familjes dhe në fillim mendohej se ishte një vepër e shek.19 nga një artist i panjohur.
Familja Landau e shiti në ankand për 1 milionë dollarë dhe tani është restauruar. Në një ankand të dytë, blerësi e shiti për 4 milionë dollarë.

(Daily mail- pasqyrë.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *