“Është mëkat të mos njohësh Enzio Bosso-n” – Sëmundja është historia ime

abdfc4e0-9e56-4a37-a7e3-740af04c19cfEnzio Bosso, pianisti torinez që vuan nga  një sëmundje e rrallë ka prekur dhe ka bërë për vete sallën Ariston natën e dytë te Festivalit të Sanremos.  Mesazhet që ai dha për publikun dhe shikuesin, kanë përlotur dhe kanë bërë për vete shumëkënd. Mund të pyesim se si ia del ai, një njeri që vuan nga një sëmundje të jetë kaq energjik dhe pozitiv, të mundet të dhurojë dashuri pavarësisht gjendjes?

Më herët, ai ka treguar për “Vanity Fair” se si në errrësirë ka gjetur kurajon për të përballuar frikën.

“Është mëkat të mos e njohësh Bosson”, shkruan Vanity Fair, duke shtuar se është pianist e kompozitor, që ka bashkëpunuar me teatrot më të mëdha të botës

Kam një sëmundje por nuk jam i sëmurë”, – thotë për veten. “Është kjo sëmundje që më ka bërë të hyj në dhomën e dymbëdhjetë. Ishte errësirë. Vetëm për faktin që kisha hyrë, kam harruar gjithçka: të flas, të ec, të nxjerr tinguj. Dhe më pas i kam mësuar të gjitha sërish. Është si të kisha rilindur. Ishte në pragun e asaj dere që kanë filluar të më vijnë idetë, të më ikin rrjetat. Kam vendosur, për herë të parë, të bëja një disk, kam vendosur ta bëj turin e parë vetëm, pa të tjerë: nëse gaboj, është faji im”.

Rrëfimin e mësipërm ai e ka bërë në kohën që publikoi CD-në, “The 12th Room”, pra dhoma e dymbëdhjetë. 

-A të jep frikë ajo dhomë?

Shumë, sepse është dhoma në të cilën unë nuk ekzistoj më. Vendi ku njerëzit që të duan, lodhen për të hyrë. Frika ekziston, është e kotë ta mohosh. Edhe kurajoja ka të njëjtat karakteristika si dashuria: e njeh frikën dhe shkon përtej. Frikën që ndjen nuk e rreh, por e mban, i merr masat dhe thua: po, unë do të shkoj.

-Ju shpesh e keni quajtur sëmundjen tuaj “aksident” dhe herë të tjera “tërmet”.
Më pëlqen ta quaj kështu. Është një histori, e imja.  Në përbëhemi prej historish, e  nuk ka histori të bukura ose të shëmtuara. Por kanë ngjyra: mund të jenë të trishta, dëshpëruese, allegro. Ato që duhen shmangur janë historitë e zhurmshme. Unë duhet thjeshtë të mos mërzitem kurrë.

-Pra, tërmeti juaj nuk është një histori e trishtuar?

Kjo është një përvojë e tmerrshme, që unë nuk do ia uroja askujt, por edhe e mrekullueshme. Unë kam qenë me fat, sepse erdhi në një moment historik në të cilin ndihma qe e mundur: 15 vjet më parë do të kisha vdekur. Dhe kjo erdhi, kur edhe unë isha gati. Mjaft i madh që të kisha memorie, e të mundja ta pranoja këtë ndryshim.

-E pranuat  menjëherë?

Në fillim, jo. Pesë vjet më parë, kisha vendosur edhe ti thosha mirupafshim të gjithëve. Nuk dija  se si të merresha me sëmundjen dhe të huajin në tru njëherësh: ishte pak si shumë. Pastaj mjeku im, i cili është një mik i imi, më ndihmoi të rezistoja. Frika ime më e madhe ishte që nuk isha në gjendje të bëja shumë gjëra. Unë jetoj vetëm dhe  ajo çfarë po më ndodhte nuk ia kisha thënë askujt.

Prej terapive, humba 40 kg dhe shkova  të qëndroja me vëllain tim. Ishte një moment i vështirë: e kupton se të tjerët  shohin ndryshimin tënd dhe janë duke vuajtur për shkak se ata nuk e pranojnë atë. Por ndodhin edhe gjëra qesharake:  e ndjen veten sikur je një qenie e sapolindur dhe njerëzit të flasin ndryshe. Të vjen të qash e të thuash: shikoni, unë nuk jam i  shurdhër.

Dhimbja më e madhe ishte kur e mori vesh Anna Maria, ish-partnerja ime, e cila për mua është ende pjesë e familjes. U ndamë vetëm për të mbajtur dashurinë. Por edhe pikëllimit të saj i kam rezistuar: Kam ndërprerë pak libra në jetën time, më pëlqen të di si përfundojnë historitë e tyre. Dua gjithashtu të shoh se si mbaron e imja. (Pasqyre.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *