Ermonela Jaho bën bashkë shqiptarët e famshëm

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare Ermonela Jaho në ‘The Met Opera’ në New York.

Ky rol i cili erdhi nën interpretimin e sopranos shqiptare solli emocione të forta në skenë dhe u shoqëruar me ovacione të shumta nga audienca . Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant, dhe arriti të ”robërojnë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

Për këtë performancë të mrekullueshme, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në USA, Besiana Kadare ka organizuar një festë në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë emra të njohur shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, etj.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, i cili prej pak kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me familjen.

“Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë UNITED NATIONS Besiana Kadare dhe Fadil Berisha për nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhem në një ambient të tillë”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *